Mirëqenie

December 26, 2019 | 10:15

A ka një orar fiks për të ndarë vaktet nga njëri-tjetri?

Ne po humbasim zakonin e drekës dhe darkës në kohë të caktuar. Përkundrazi, një kohë e mirë për të ngrënë ekziston dhe kjo bën mirë për shëndetin.

Sa orë duhet të ndajnë drekën dhe darkën? Sot rrugët e qyteteve janë plot me vende për të ngrënë në çdo kohë të ditës ose natës. Kjo nuk është gjë e mirë pasi zakonet e vjetra me kohën fikse të drekës dhe darkës, ishin shumë të shëndetshme. Në fakt, ekziston edhe koha e duhur për ushqim. Për drekën është ora një dhe për darkën jo më vonë se ora tetë.

Zgjime të ëmbla. Mëngjesi nuk duhet të anashkalohet dhe nuk ju shëndosh, sepse ai i jep energji trupit, shprehet Roberto Manfredini, një kronobiolog në Universitetin e Ferrara. Për më tepër, vakti i mëngjesit është ai i duhuri. Në mbrëmje, idealja do ishte një darkë e lehtë, midis orës 18:30 dhe 19:30.

“Dhe në vend të kësaj duhet të shmangim ngrënien mes darkës dhe zgjimit, duke lënë trupin dymbëdhjetë orë pushim,” shton Manfredini. “Natën metabolizmi nuk është aktiv, konsumi i energjisë është shumë i ulët dhe sistemi tretës nuk është i gatshëm të marrë ushqim. Hormonet e ngopjes funksionojnë më pak, mëlçia nuk menaxhon mirë yndyrnat dhe sistemi i insulinës, i cili rregullon nivelin e sheqerit në gjak, nuk funksionon mirë. Për këtë arsye, një fetë tortë e ngrënë pas darkës ngre sheqerin në gjak më shumë se sa nëse konsumohet në mëngjes. Dhe nëse bëhet zakon, ju bën të shtoni në peshë dhe rrit rrezikun e zhvillimit të sindromës metabolike ose diabetit”.

Filloni me perime. Koha mund të bëjë ndryshim edhe në të njëjtin vakt. Sepse rendi me të cilin konsumojmë ushqime të ndryshme ndikon gjithashtu: ashtu si në semaforët, idealja do të ishte të fillonim “me perimet”. Nëse veproni në këtë mënyrë zgjatni kohën e përthithjes së glukozës, duke shmangur rritjen e sheqerit në gjak. Kjo konfirmohet nga të dhënat e mbledhura nga Instituti Singapor për Shkencat Klinike, sipas të cilave sheqeri në gjak bie pas ngrënies, nëse filloni me perime.

 

 

Burimi / https://www.focus.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top