Mirëqenie

September 11, 2016 | 6:47

A kanë rëndësi kafeja dhe çaji?

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Këshilla e konsumimit të ujit pothuajse gjithmonë në mënyrë specifike zbret pijet me kafeinë, por kjo tani po pyetet dhe mund të ketë nevojë për rishikim. Kafeina shkakton humbjen e ujit, por vetëm një pjesë të asaj që jeni duke shtuar nëpërmjet pijes. Tek njerëzit që nuk konsumojnë rregullisht kafe, përshembull, kërkuesit thonë që një filxhan kafe aktualisht shton rreth dy të tretën e sasisë së hidratimit të lëngjeve që është në një filxhan ujë.

Por konsumuesit e rregullt të ujit dhe të çajit, të cilët janë të mësuar me kafeinën, humbasin në këtë mënyrë më pak lëngje. Nëpërmjet një studimi kërkuesit në Qëndrën e të Ushqyerit në Nebraska, matën sesa të ndryshëm ishin kombinimet e ujit, kafesë dhe sodës së kafeinuar që ndikonin në statusin e hidratimit të tetëmbëdhjetë njerëzve të shëndetshëm që konsuminin vazhdimit pije me kafeinë. Ata nuk gjetën asnjë diferencë,. Qëllimi i këtij studimi ishte për të kuptuar nëse kafeina ishte duke dehidratuar njerëzit e shëndetshëm që po konsumonin sasi normale, përgjigjia ishte jo, ajo nuk është duke i dehidratuar ato.

E njëjta gjë ndodh edhe me çajin, lëngjet, qumështin dhe sodat me kafeinë: një gotë siguron rreth të njëjtën sasi të lëngjeve të hidratuara, ashtu sikundër një gotë ujë. E vetmja pije që sjell humbje të lëngjeve është alkooli, dhe zakonisht është e nevojshme më shumë sesa një për të shkaktuar hidratim të dukshëm.

Konsumoni ujin e filtruar ose ujin me shishe, pa preferencë për çajin, kafenë, pijet me sheqer dhe lëngjet, për shkak se këto pije kanë efekte të tjera sesa vetëm duke ju hidratuar. Ato të gjitha ndërpresin balancën tuaj të sheqerit në gjak; çaji, kafja dhe pijet me gaz vjedhin mineralet tuaja trupore; dhe pijet me sheqer (duke përfshirë lëngjet) përmbajnë disa kalori por shumë pak ushqyes, duke fshehur në këtë mënyrë konsumimim optimal ushqyes, ashtu sikundër edhe shkaktojnë një përqëndrim të lartë të glukozës në gjak.

Nëse doni që të hidratoheni, shkoni drejt ujit. Nëse nuk e pëlqeni ujin, provoni që të hidhni në të limon, lime (lloj limoni), xhinxher, mente ose çajëra bimor..

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top