Këshilla & Arsye

February 3, 2017 | 8:26

A keni besim tek vetja?

Jeta ofron shumë sfida, situatat në të cilat gjendemi testojnë personalitetin tonë. Të reagosh me besim dhe vendosmëri nuk është gjithmonë e lehtë. Vetërespekti është i rëndësishëm, në mënyrë që të ndjeheni të lumtur dhe të plotësuar. Kjo ndikon në suksesin tonë, si bashkëpunojmë me të tjerët, si sillemi në jetën familjare, me miqtë, në punë …

1

Karakteristikat e njerëzve me vetëbesim të lartë:

  1. Ata pranojnë përgjegjësitë personale

Njerëzit të cilët kanë vetëbesim pranojë përgjegjësinë për jetën e tyre, vendimet dhe sjelljet.

  1. Ata veprojnë pavarësisht frikës së tyre

Kjo quhet kurajo. Ne të gjithë kemi frikë: frikën e dështimit. Kjo është pjesë e gjendjes njerëzore.

  1. Ata tolerojnë

Ne të gjithë e humbasin durimin me miqtë, familjen, dhe madje edhe të huajt, herët a vonë, kjo është natyra e njeriut. Por, njerëzit me vetëbesim në vend që t’i largojnë njerëzit që kanë bërë diçka të gabuar, ofrojnë mbështetje dhe reagime konstruktive.

  1. Ata tregojnë konsensus dhe konsideratë për të tjerët

Njerëzit e sigurt për veten e tyre nuk i marrin të gjitha lëvdatat për vete. Ata i ndajnë vullnetarisht me të tjerët.

  1. Nuk mburren

Mburrja është një shenjë e qartë e mungesës së besimit. Nëse kanë bërë një punë të mirë dhe marrin vlerësime ata thonë “faleminderit” në mënyrë të përzemërt dhe të sinqertë.

  1. Vendosin qëllime

Ato nuk kanë frikë të caktojnë objektiva, të bëjnë plane dhe të marrin hapa për t’i arritur ato.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top