Një video e animuar e e quajtur “Falling Letters” tregon një ditë në jetën e një fëmije me ADHD, nga këndvështrimi i tij.
Së pari, ne e shohim fëmijën të ulur në tavolinën e tij, duke parë një fletë letre me shkronja të prishura që praktikisht po kërcejnë nga faqja. Fëmija pastaj i lëshon shkronjat mbi tavolinë, duke preferuar të bëjë një aeroplan letre.
Ne shohim se si plotësimi i detyrave të përditshme, të tilla si marrja e autobusit për të shkuar në shtëpi, është e vështirë, sepse gjithçka krijon një zbavitje, madje edhe lulet që rriten në anën e një rruge.
Por më shumë sesa tregimi për jetwn e dikujt me ADHD, kjo video, e krijuar nga regjisori suedez Erik Rosenlund, na çon në gjendjen emocionale të fëmijës. Ajo portretizon se sa i mërzitur bëhet kur e humb autobusin dhe mbetet në shi.
Në fund të videos, shohim babanë e djalit që vjen për ta marrë atë nga stacioni i autobusit, dhe më pas ai ndihet shumë më mirë. Mesazhi është i qartë: Dikush me ADHD ka nevojë për mbështetje, mirësi dhe mirëkuptim, jo gjykim të ashpër ose ndëshkim.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.