Sa herë keni pasur përshtypjen e rënies kur jeni duke fjetur dhe zgjoheni papritur? Çfarë do të thotë kur ndodh? Ka shumë të ngjarë që keni ëndërruar të bini në zbrazëti dhe makthi është reflektuar edhe në nivel fizik. Edhe në qoftë se është një ëndërr, ndjenja e tmerrshme e rënies duket e vërtetë dhe kur ajo ndodh të zgjon befas dhe të frikëson shumë.
Cilat janë shkaqet?
Në shumicën e rasteve nuk ndodh gjatë fazës së gjumit të thellë, por vetëm në minutat e para të gjumit. Sipas ekspertëve, ky fenomen lidhet jo vetëm me ëndrrat që kemi në atë moment, por edhe me ngarkesën e stresit që ne mbajmë mbi shpatullat tona. Është quajtur paraliza e gjumit, pasi në praktikë trupi ynë po përpiqet të lirohet.
Kur flemë, edhe nëse trupi ynë është në gjumë truri vazhdon të punojë, kjo shkakton një çekuilibër që mund të çojë në ndjenjën e rrëzimit në gjumit. E gjithë kjo ndodh kur bie në gjumë, mes zgjimit dhe gjumit. 70% e njerëzve, pak para se të bien në gjumë, ndjejnë spazma të muskujve, për shembull këmbët bëjnë një lëvizje të pakontrolluar. Megjithatë, shkaqet e këtij fenomeni ende nuk janë të njohura.
Për të shmangur përjetimin e këtyre ndjenjave të pakëndshme, këshilla është vetëm një: Duke qenë se këto dukuri ndodhin kryesisht kur jemi të lodhur dhe të stresuar, duhet të shkojmë të flemë të relaksuar. Kujdes, shmangni PC, telefona celularë dhe televizorë, në mënyrë që mendja jonë të qetësohet.
Burimi / http://www.leperlemigliori.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.