Në fokus

September 20, 2017 | 10:33

A keni përshtypje të gabuar në lidhje me skizofreninë?

Skizofreni nuk do të thotë të kesh dy personalitete apo papritmas të bëhesh një person i dhunshëm. Në sondazhet e kryera së fundmi kuptohet se kjo gjendje është keqkuptuar gjerësisht.

1

Skizofrenia zakonisht shkakton halucinacione, të tilla si dëgjimi i shumë zërave, ose iluzione, që i bën ata të humbin interesin për jetën e përditshme. Por, ky nuk duhet të jetë një term që lidhet me abuzimin. Organizatat e shëndetësisë thonë se mitet që kanë ngelur kohë më parë janë të rrezikshme dhe të dëmshme për to dhe njerëzit pranë.

Një në 100 vetë preket nga skizofrenia gjatë jetës, por 45% e të anketuarve mendonin se sëmundja ishte shumë më e zakonshme.

Gjysma gabimisht mendonin se sëmundja përcaktohet nga një personalitet i dyshtë apo më shumë dhe të tjerë thonë se skizofrenia lidhet vetëm më sjelljet e dhunshme. Por realiteti është shumë i ndryshëm. Nuk është e vërtetë se “dikush me skizofreni mund të shfaqet krejtësisht normal në një moment dhe të ndryshojë direkt duke u kthyer në një njeri tjetër”, shkruan në faqen e internetit Kolegji Mbretëror i Psikiatërve. Edhe pse ekziston një rrezik më i lartë i sjelljes së dhunshme në qoftë se vuan nga skizofrenia, kjo nuk i bën në fakt të rrezikshëm, aq sa e bëjnë njerëzit. Në krahasim me të, droga dhe alkooli janë akoma më të rrezikshme që sjellin më shumë dhunë dhe një skizofreni e përzier me drogë dhe alkool është më e rrezikshmja. Njerëzit me skizofreni kanë shumë më shumë gjasa të dëmtohen nga njerëz të tjerë se sa të tjerët dëmtohen prej tyre, thonë psikiatrit.

Skizofrenia mund të ndikojë në mënyrën se si individët mendojnë, ndjehen dhe sillen. Përjetimi i halucinacioneve është i zakonshëm dhe njerëzit shpesh dëgjojnë zëra, të cilat mund të tingëllojnë joreale, megjithëse të gjitha janë në mendje.

Deluzionet mund të ndodhin gjithashtu, që do të thotë të besosh dhe të ndjehesh diçka,krejtësisht ndryshe nga të tjerët.

Simptoma të tjera mund të përfshijnë depresionin, humbjen e përqendrimit, të mos ndjehesh mirë në prani të njerëzve të tjerë. Disa njerëz gjithashtu kanë ndjenja të dhimbshme në trupin e tyre.

Skizofrenia mund të trajtohet dhe menaxhohet, ashtu si shumë sëmundje të tjera. Nuk është fjalë e ndyrë, ose më keq, të trajtohet si term abuzimi.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top