Mirëqenie

May 15, 2017 | 10:45

A konsumoni mjaftueshëm perime jeshile?

Perimet jeshile luajne një rol të rëndësishëm në organizmin tonë. Shkencëtarët e Universitetit amerikan në Chicago kanë kryer një studim mbi ndikimin e spinaqit në qelizat e trurit tek 850 persona të moshës 81-vjeçare.

1

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Studimi ka treguar se personat që konsumojnë spinaq në bazë ditore dhe perimet jeshile kanë deri 11 vjet “tru më të ri” nga personat që nuk kanë konsumuar këto produkte ushqimore.

Ndërsa shkencëtarët suedez kanë konfirmuar se konsumimi i perimeve jeshile ndihmon në forcimin e muskujve.

Perimet jeshile janë të pasura me vitaminë K, beta-karoten dhe antioksidantë të ndryshëm, Shkencëtarët rekomandojnë konsumimin e këtyre produkteve ushqimore edhe për parandalimin e sëmundjeve të shumta, në mesin e të cilave edhe sëmundja Alzheimer.

Perimet me gjethe jeshile janë të shëndetshme dhe të njohura për zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri pasi ato kane nivele shume te uleta kalorish dhe yndyrash, dhe janë të pasura në fibra.

Ato gjithashtu përmbajnë acid folik, magnez, kalcium dhe kalium, të cilat janë minerale të dobishme për funksionimin e mirë të zemrës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top