Në fokus

December 2, 2016 | 8:06

A mund ta ndryshojmë partnerin?

Me vetëdije apo jo, përballë prirjes për ndryshimin e partnerit, femra dhe mashkulli nuk janë të barabartë. Dëshira për të ndryshuar partnerin, është dominuese te femrat…

Ky përfundim është arritur nga psikoterapisti Malarewicz, i cili është i njohur për trajtimin e problemeve në çift dhe në këtë kontekst, ai përkufizon se: “Femra e percepton çiftin dhe përditshmërinë e marrëdhënies së saj të vendosur në një hapësirë të dominuar nga perfeksioni. Në besimin se lidhja e tyre është në zhvillim, por shpeshherë ndihet e pushtuar nga frika se diçka mund të ndikojë për të prishur marrëdhënien e tyre. Ndërsa mashkulli e jeton marrëdhënien si të paqtë dhe të bazuar në konsensus, edhe kur ambienti i jashtëm mund të jetë pengues”.

 

Portrait of frustrated couple are sitting on couch and are quarreling with each other.

 

Pas fillimit të zjarrtë të njohjes troket momenti i kritikave: “Hiq dorë nga kjo gjë”, “Përpiqu të jesh korrekt…”, “Kam nevojë për fjalët e tua të mira…”, “Më ndihmo e mos rri indiferent…”.

Të gjitha këto kërkesa dhe ankesa janë për të mirën tonë apo të partnerit? Pse ekziston kjo këmbëngulje për të ndryshuar tjetrin? A është e mundur ta ndryshojmë partnerin apo është thjesht një iluzion?

Qenia njerëzore është e aftë t’i njohë mjaft mirë cilësitë personale, por në të njëjtën kohë ka prirjen të injorojë të metat e veta. Janë raste të rralla kur njeriu është i vetëdijshëm për defektet që mund të ketë dhe që mund t’ia rrëfejë një miku apo kujtdo tjetër. Shpesh është e sikletshme të shfaqësh tek tjetri dobësitë e fshehura të karakterit tënd dhe në pamundësi për t’u vetëpërmirësuar, zgjedhim në mënyrë të vazhdueshme të bëjmë ndryshimin tek tjetri. Pikërisht këtu fillojnë kritikat, zënkat dhe pakënaqësitë kundrejt sjelljeve të partnerit. Është me vlerë përkufizimi i dhënë nga një grup sociologësh mbi këtë çështje: “Të pretendosh ndryshimin e tjetrit është si të kërkosh të pamundurën, si të zhvendosësh malet nga vendi i tyre përkatës”. Duhet të kujtojmë se përpjekjet për ndryshim janë të pamundura. Mjafton të kujtoni se personi që dëshironi të shihni ndryshe, është formësuar në një ambient edukativ ndryshe nga i juaji, të paktën përgjatë 20 viteve të para të jetës. Nëse bëhet fjalë për tipare serioze të karakterit të njeriut (si p.sh. tendenca dhune, varësi nga droga, alkooli apo nga bixhozi), do të ishte mirë që përpjekja juaj të konsistonte vetëm në faktin për t’i bërë të ditur se sjellja e tij përbën një problematikë serioze dhe ta bindni të trajtohet nga specialisti. Në të tilla raste, lufta juaj personale për ndryshim do të ishte e pashpresë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top