Në fokus

April 9, 2019 | 9:00

A mund ta tregoni historinë e jetës tuaj pa qarë?

 

Si të kuptoni nëse një plagë emocionale më në fund është shëruar?!

2Sa herë jemi ndierë të pakënaqur apo të trishtuar për një periudhë të caktuar të jetës sonë? Ka momente kur situata ose ngjarje lënë një shenjë të pashlyeshme: e shohim botën të zezë dhe nuk mund të gjejmë zgjidhjen e problemeve tona, mbyllim veten dhe nuk dëgjojmë këshillat e njerëzve që duam.

Këto situata lindin nga vështirësi të ndryshme: një histori dashurie që përfundoi keq, një dështim pune, një dështim personal dhe shumë më tepër se kaq. Mjafton fare pak për të shkaktuar një reaksion zinxhir të negativitetit dhe mendimeve obsesive në lidhje me atë “pikë të zezë” në jetën tonë.

Kur përpiqemi ta përpunojmë këtë humbje, mendja jonë reagon dhe, ngadalë, plaga shërohet dhe nuk gjakëson më. Fundi i një dashurie, për shembull, mund të nënkuptojë një ndryshim rrënjësor të jetës për secilin prej nesh, sepse të vërtetat që na duken si thika dhe të strukturuara, nuk është e lehtë për të gjetur një zgjidhje të menjëhershme. E gjejmë veten të vetmuar, të braktisur dhe të detyruar që të nisim një jetë të re, që ndonjëherë as që e kemi imagjinuar.

Sa i përket dështimit personal dhe që nuk ka lidhje me një person tjetër, shërimi nga dhimbja është edhe më i vështirë: jemi vetëm ne dhe problemi ynë. Nuk ka një person të tretë që mund të na ndihmojë të ndryshojmë situatën, nëse nuk jemi ne vetë dhe vullneti ynë. Kur jeta na ballafaqon me një sfidë të cilën nuk jemi në gjendje ta përballojmë, menjëherë ndjehemi të demotivuar dhe se vrima e zezë e famshme përpiqet me vështirësi të shërohet.

1Pastaj ndodh magjia. Nga një ditë në tjetrën menjëherë ndjehemi më reaktiv dhe luftojmë demonin me forcë dhe këmbëngulje. Dhe atje, si një zinxhir pozitiviteti, gjithçka duket më e ndritshme dhe më e lehtë. Si mund ta kuptojmë se më në fund po dalim nga periudha jonë “blu”? Mjafton një provë e thjeshtë: përpiquni të flisni për atë që ju bën apo ju bënte të vuanit, me dikë që ju intereson. Shprehini të gjitha ndjenjat tuaja. Edhe nëse lotët nuk do ta lagin fytyrën tuaj, do të thotë që vështirësia ka mbaruar.

Qarja është një veprim i pavullnetshëm dhe është shumë i lidhur me sferën tonë psikologjike: kur flasim për diçka që na bën të ndihemi shumë keq, është më e fortë se ne, duke shpërthyer në lot. Është instiktive dhe e pashmangshme. Kur ndalojmë së bëri, është një shenjë e mirë: kjo do të thotë që ajo plagë nuk bën më aq keq, që është shëruar, ose është gati ta bëjë këtë dhe se së shpejti mund të fillojmë të ndihemi mirë me veten dhe me të tjerët.

Nuk ka kohë të përsosur: secili prej nesh ka kohën e vet dhe ato zgjasin gjithashtu sipas shkallës së dhimbjes që ndiejmë. Ka njerëz më të brishtë dhe të tjerë më të fortë, por një gjë është e sigurt: shenjat mbeten, por nuk lëndojnë përgjithmonë. Mundohuni të gjeni bukurinë në atë që keni kaluar dhe ta transformoni në benzinë për të ardhmen tuaj: një jetë plot me gjëra të mrekullueshme ju pret.

 

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi: dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top