Në fokus

November 17, 2018 | 8:56

A mund të bëhet dushi i dëmshëm për shëndetin tonë?

Kur bën një dush, ndodh që koha për ta gëzuar atë plotësisht nuk është shumë e gjatë, për shkak të angazhimeve, nxitimit dhe zotimeve. Herë të tjera, dëshira e paçmueshme për t’iu kushtuar vetes, na bën që t’i japim veten një kohë të gjatë, për t’u zhytur në ujë të nxehtë, flluska dhe kremra aromatike. Sidoqoftë, pavarësisht nga koha e disponueshme, është e vështirë të admirosh kokën e dushit para se të futesh në kutinë e dashur.

Duket se kjo, shpesh, përmban një surprizë jo shumë të këndshme, që rrjedh nga një pastrim jo korrekt. Kur ne i kushtojmë vëmendje shtëpisë në baza ditore, ne jemi të sigurt se pastërtia e shtëpisë sonë, sidomos ajo e shërbimeve, është gjithmonë e patëmetë dhe se mjedisi është i pastër dhe i dezinfektuar siç duhet.

Në të vërtetë nuk është kështu, sepse në këtë rast problemi nuk është neglizhenca, por, produktet e përdorura. Sipas një studimi nga Universiteti i Kolorados, i kryer në pothuajse shtatëqind familje mes amerikanëve dhe evropianëve, shumica e dusheve mbulohen me depozita të shumta mikrobesh: një ekosistem i vërtetë i brendshëm dhe i jashtëm.

Ne nuk po flasim për bakteret “të mira” që mbrojnë organizmin tonë, si ato të zorrëve, të gojës, që na ndihmojnë, në mënyrë miqësore, që të treten disa ushqime, për të prodhuar energji, për të rregulluar metabolizmin. Mycobacteret e dushit janë patogjene, të cilat mund të çojnë në probleme me të vërtetë serioze si infeksionet e mushkërive, veçanërisht kur ato rriten në vende të ngrohta.

Studimi, në fakt, ka treguar se zonat me përqendrim më të lartë të mykobaktereve aktualisht janë Kalifornia dhe Nju Jork. Ende nuk flitet për komplikime apo infeksione, por vëmendja duhet të vendoset edhe tek ata me një sistem imunitar më të dobët, të cilët shpeshherë sëmuren.

Gjithashtu hulumtuesit kanë bërë një dallim mes të kokave metalike dhe atyre plastike, duke vënë në dukje një përqindje të ndryshme të përqendrimit të mikrobeve. Në fakt, metali duket të jetë më i favorshëm për përhapjen, veçanërisht nëse pastrohet vazhdimisht me produkte dezinfektuese të bazuara në ujë dhe klor.

Një vëmendje shtesë mund të na shpëtojë nga probleme shumë më të mëdha shëndetësore. Këshilla e ekspertëve është ajo e dezinfektimit të banjës së paku një herë në javë, pastrimi tërësisht dhe jo vetëm i kufizuar në sanitare, por edhe përkushtimi ndaj perdeve të dushit. Koka e dushit, megjithatë, meriton një larje të veçantë: uthulla konsiderohet si, gjithmonë, një pastrues i shkëlqyer dhe dezinfektues.

 

Burimi / dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top