Në fokus

January 18, 2021 | 8:45

A mund të përhapet Covid-19 edhe pasi të jetë vaksinuar një pjesë e madhe e popullsisë?

A do të parandalojnë vaksinat Covid përhapjen e virusit, apo thjesht do ju mbrojnë nga sëmundja? Shkencëtarët nuk dinë asgjë akoma dhe kjo ka nxitur një pasiguri të madhe në shpërndarjen e vaksinës.

Pfizer dhe Moderna, kompanitë që kanë zhvilluar vaksinat e autorizuara deri më tani, thonë se vaksinat e tyre janë rreth 95% të efektshme në parandalimin e infektimit. Por ende nuk ka prova të mjaftueshme nëse vaksinat parandalojnë gjithashtu infeksionin dhe transmetimin e virusit nga asimptomatikët. Kompanitë thonë se kërkimi po vazhdon për të përcaktuar përgjigjen.

Hulumtime të ndryshme kanë treguar që transmetimi i infeksionit nga personat asimptomatikë është ndër përgjegjësit kryesor për transmetimin masiv të infeksionit. Ekspertët thonë që masat paraprake si mbajtja e maskave, distancimi shoqëror dhe shmangia e hapësirave të mbushura me njerëz do të jenë të nevojshme derisa të arrihet imuniteti i tufës.

“Të gjithë duhet të mbajnë maska dhe të gjithë duhet të bëjnë sa munden në zvogëlimin e transmetimit, në këtë mënyrë nuk do të jetë aq e vështirë për t’u kontrolluar,” thotë Marion Pepper, një imunolog dhe profesor në Universitetin e Uashingtonit në Seattle. Sipas ekspertëve kjo është me të vërtetë e rëndësishme. Ata shpjegojnë, se ekzistojnë disa indikacione se vaksinimi mund të zvogëlojë infeksionin nga asimptomatikët.

“Provat paraprake nga Moderna treguan se pjesëmarrësit në një provë klinike që morën vaksinën dhe u testuan për Covid-19 midis dozës së parë dhe të dytë kishin një ulje afërsisht dy të tretat e infeksionit nga asimptomatikët. Kjo do të thotë se ka një reduktim thelbësor të infeksioneve të përgjithshme vetëm nga doza e parë”, thotë Deepta Bhattacharya, një profesor i imunobiologjisë në Universitetin e Arizonës në Tucson.

Larry Corey që po bashkë-drejton një program federal të testimit të vaksinave duke bërë provat klinike të Fazës 3 për vaksina të shumta Covid-19, propozoi një studim mbi kampuset e kolegjeve amerikane që kishte për qëllim të shqyrtonte nëse vaksina e Modernas do të parandaloj përhapjen e koronavirusit, por studimi ngeci për shkak të financimit dhe kufizimeve kohore.

“Shumica e vaksinave parandalojnë zhvillimin e simptomave në krahasim me parandalimin e infeksionit”, thotë Anna Durbin, një pedagoge e shëndetit në Shkollën e Shëndetit Publik Johns Hopkins, e cila po punon në testimin e vaksinave AstraZeneca dhe më parë ka punuar në testimin e vaksinave Pfizer. Ajo beson se studimet e vaksinave Covid-19 përfundimisht do të tregojnë një zvogëlim të transmetimit të infeksionit nga asimptomatikët, por jo eliminimin e plotë.

“Edhe nëse vaksinat nuk e parandalojnë plotësisht transmetimin, ato përsëri mund të ndihmojnë popullatat të arrijnë imunitetin e tufës”, thotë Arnold Monto, një profesor i epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Miçiganit.

 

 

Burimi / https://gazetasi.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top