Mirëqenie

February 7, 2017 | 9:00

A mund të shkaktojë stres ushqimi?

1Një ushqim i shëndëtshëm ul predispozitën për të rënë pre e stresit të zgjatur. Ndërsa një seri produktesh ushqimore dhe pijesh e ndryshojnë metabolizmin aq fort, sa ato mund të quhen pa frikë stresantë (d.m.th shkaktarë të të njëjtave shenjave si në rastin e stresit).

Kafeina (kafe, çaj, çokollatë, Cola) – shtim të sasisë së adrenalinës, stimulim të fortë të gjendrave mbiveshkore.

Alkooli – shtim të sasisë së adrenalinës; rrit nervozitetin, agresivitetin dhe pagjumësinë. Konsumi i madh shkakton grumbullime të yndyrnave në zemër, ul kapacitetin e sistemit imun dhe sjell dëmtime të mëlçisë.

Ëmbëlsirat – probleme me koncentrimin, depresion, agresivitet, stimulim të gjendrave mbiveshkore. Rrit predispozitën ndaj diabetit.

Kripa – rrit tensionin e gjakut, paqëndrueshmëri emocionale, stimulim të gjendrës mbiveshkore.

Mishi i kuq – rrit sasinë e dopaminës dhe ë noradrenalinës, të cilat kanë lidhje me ankthin dhe stresin.

Produkte ushqimore të përpunuara (buka dhe mielli i bardhë) – për përpunimin e tyre trupi ynë duhet të përdorë shumë vitamina dhe minerale që nuk mund të kryejnë funksionin e tyre primar në organizëm.

Margarina dhe yndyrna bimore të përpunuara – rrisin kolesterinën dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Mund të bllokojnë thithjen e acideve yndyrore esenciale, të shëndetshme për organizmin.

Lëndë shtesë dhe konservuese – përbëjnë stres për organizmin, sepse kërkohet energji e madhe për t’i përpunuar ato. Kështu zvogëlohen shumë edhe ata përbërës që trupi ynë i përdor, p.sh. për stimulimin e sistemit imun.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top