Në fokus

March 2, 2017 | 11:30

A mund të shkaktojnë ankth ilaçet antidepresive?

Ilaçet kundër depresionit janë përdorur shpesh për trajtimin e çrregullimeve të ankthit, sidomos për çrregullime të ankthit të përgjithësuar dhe çrregullim paniku. Depresioni dhe ankthi janë çrregullime që shpesh shkojnë ‘dorë për dorë’.

1

Ende nuk është kuptuar pse ilaçet kundër depresionit mund të ndihmojnë edhe për ankthin, por kjo ndoshta ka lidhje me veprimin e serotoninës.

Herë pas here, ilaçet kundër depresionit mund të krijojnë ndjenja të ankthit, ose dridhje si një efekt anësor. Ky efekt, që njihet si sindromi i aktivizimit, zakonisht ndodh në ditët e para të trajtimit. Sindromi i aktivizimit gjithashtu mund të përfshijë shenja të tilla si agjitacion, pagjumësi, nervozizëm, agresivitet dhe shqetësim. Përveç kësaj, ekziston një marrëdhënie komplekse mes shenjave të tilla si hipomania apo mania, përkeqësim depresioni apo mendime vetëvrasjeje,  të cilat rrallë mund të shoqërojnë trajtimin kundër depresionit.

Fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë janë më të prirur për të zhvilluar efektete anësore problematike, përkeqësim të depresionit dhe mendime vetëvrasjeje.

Nëse vihen re këto shenja duhet kërkur menjëherë ndihma e mjekut. Mjeku mund të rekomandojë uljen e dozës, kalimin në një mjekim tjetër, ose një mjekim shtesë për të luftuar efektet anësore.

Pa u konsultuar me mjekun mos ndaloni marrjen e antidepresantëve. Ndalimi i menjëhershëm i konsumimit të ilaçeve mund të krijojë problem, si dhimbje muskujsh, lodhje, probleme me stomakun dhe marramendje.

Ju gjithashtu rrezikoni rikthimin e depresionit ose përkeqësimin e tij.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top