Këshilla & Arsye

December 14, 2018 | 9:35

A mund t’i kontrollojnë emocionet fëmijët? Ja mendimi i ekspertëve…

Një sondazh kombëtar në SHBA tregon se shumica e prindërve besojnë se fëmijët e tyre kanë aftësinë të kontrollojnë më shumë emocionet e tyre ashtu si të rriturit. Ndërkohë që vajza ime tre vjeçare shtrihet në dysheme dhe qan pafund sepse nuk i jap më shumë çokollata, unë e shikoj me egërsi dhe mendoj se “përse nuk mund të kuptohemi me njëra- tjetrën”. Më vonë kur situata qetësohet, them me vete se ajo është vetëm tre vjeç dhe në ato momente mendoj se jam duke pritur shumë nga një fëmijë i vogël.

Grupi i studiuesve për problemet dhe mirëqenien e fëmijëve “Zero To Three” kohët e fundit ka kryer një anketim me disa prindër në Uashington dhe ka arritur në konkluzionin se shumica e prindërve mbivlerësojnë aftësinë e fëmijëve të vegjël për të kontrolluar emocionet e tyre.

Matthew Melmed, drejtor ekzekutiv i “Zero To Three”, shpjegon rezultatet e studimit, duke thënë se të presësh që një fëmijë të të kuptojë si një i rritur është kritike për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe minimizimin e stresit për të dy prindërit.

Në njoftimin për shtyp Melmed tha se nëse prindi mendon se një fëmijë i vogël është i aftë të kontrollojë emocionet e tij atëherë do të zhgënjehet dhe më shumë do të ketë reagime ndëshkuese kundrejt fëmijës sesa mbështetëse.

  • Vetëkontrolli në të vërtetë zhvillohet në moshën 3 deri në 4 vjet dhe kërkohet një kujdes shumë i madh nga prindërit, në mënyrë që fëmijët të mësojnë se si të kontrollojnë emocionet gjatë gjithë jetës së tyre.
  • Shkathtësia e fëmijëve gjithashtu zhvillohet në këtë moshë.
  • Kontrolli emocional zhvillohet nga mosha 5 deri në 6 vjeç.

Pas rezultateve të sondazhit, Melmed iu ofron disa këshilla prindërve.

Në vitet e para fëmijët duhet të trajtohen me kujdes dhe duke i mësuar dhe jo duke i ndëshkuar për veprimet që kryejnë. Gjithashtu, prindërit duhet të mësojnë se si të sillen me fëmijët e tyre në momentet që ata nuk mund të kontrollojnë emocionet e tyre.

Në sondazh u treguan dhe disa raste kur prindërit ishin të durueshëm me fëmijët e tyre në momentin që humbnin kontrollin për diçka që nuk iu pëlqente.

Unë jam e sigurt që edhe shumë prindër të tjerë janë të shqetësuar ashtu si unë, por nuk ka asgjë për t’u ndjerë të tillë pasi çdo gjë ndodh me kalimin e moshës, në momentin që fëmijët do të jenë më të rritur do të mësojnë si të kontrollojnë emocionet e tyre dhe do të jenë më bashkëpunues me ju.

 

Burimi / gazetasi.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top