Këshilla & Arsye

April 15, 2017 | 13:30

A mundet një filxhan çaj të na mbrojë nga demenca?

Pirja e çajit redukton dëmtimin njohës nga 50 -86 për qind për të rriturit që kanë rrezik gjenetik të sëmundjes. Ky është konstimi i një studimi ku morën pjesë 957 të moshuar kinezë.

 image_650_365

“Edhe pse studimi është kryer tek të moshuarit kinezë, rezultatet mund të aplikohen edhe për raca të tjera. Gjetjet tona kanë implikime të rëndësishme për parandalimin e çmendurisë. Çaji është një prej pijeve të konsumuara më gjerësisht në botë. Të dhënat nga studimi tregojnë se pirja e çait çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të çrregullimeve neurokonjitive,” thotë Feng Lei, asistent profesor i mjekësisë psikologjike në Universitetin Kombëtar të Singaporit.

Përfitimet merren nga komponimet bioaktive në gjethe.

“Këto komponime shfaqin veti anti-inflamatore dhe antioksiduese. Këtomund të mbrojnë trurin nga dëmtimi vaskular dhe neurodegjenerativ. Kuptimi i detajuar i mekanizmave biologjik është ende shumë i kufizuar, kështu që ne kemi nevojë për më shumë hulumtime për të gjetur përgjigje përfundimtare,” thotë ai.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top