Në fokus

July 3, 2017 | 11:42

A na bën mirë të qajmë?

Të gjithë e dimë se, të qarët na ndihmon të qetësojmë shpirtin dhe trupin, por tani kërkimet shkencore e konfirmojnë plotësisht këtë. Së fundmi, doktorët kanë zbuluar se lotët mund të na ndihmojnë të ndihemi më mirë.
qaj

Nga: Isida Lalaj Psikologe Këshillimi

Nga: Isida Lalaj
Psikologe Këshillimi

Është provuar shkencërisht se të qarët e bëjnë njeriun të ndihet më mirë, largon stresin dhe ndoshta na ndihmon të kemi një shëndet të mirë. Të qarët mund të mos jetë i efektshëm sa ilaçet, por ka shumë efikasitet në qetësimin e trupit, sepse ndikon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe rritjen e humorit. Është shumë i rëndësishëm sa psikologët sugjerojnë se kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të gjithë ata që kanë vështirësi për t‘u shprehur dhe treguar problemet e tyre.

Është provuar se të qeshësh ndikon në qetësimin e trupit, në rritjen e tensionit të gjakut, reduktimin e hormoneve të stresit, forcimin e sistemit imunitar dhe prodhimin e shumë antitrupave për të luftuar sëmundjet. Ndërsa lotët që na dalin prej emocioneve dhe përbërësit e tyre mund të jenë një mënyrë e mirë për ta kthyer trupin në ekuilibërpas përjetimit të një situate stresuese.

Të qarët i ndihmon njerëzit t‘i shohin gjërat me një sy më optimist pas kësaj. Studiuesit në Universitetin e Floridës thonë po ashtu se lotët emocionale, rrisin mbështetjen sociale dhe reduktojnë ndjeshëm agresionin. Studiuesitpohuan se pothuajse çdo njeri ndihej më mirë pasi qante, madje edhe sa shpesh qante. Nga ana tjetër, kërkuesit thanë se të qarët mund të jetë një terapi e domosdoshme për shumë njerëz. Pjesa më e madhe e njerëzve pranojnë se u rritej morali dhe humori pasi qanin.

Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të ndihmuar ata njerëz që kanë vështirësi për të shprehur emocionet e tyre. Ne të rriturit nuk mund të qajmë për çdo gjë, ndaj kemi zhvilluar aftësinë për ta kontrolluar veten në shumë momente. Por disa njerëz e teprojnë dhe humbasin aftësinë për të qarë si, për një   dhimbje, mërzitje, shfryrje, ashtu edhe kur mallëngjehen. Ka nga ata persona, të cilët kur humbasin një njeri të dashur, përmbahen dhe nuk qajnë as në momentin e hidhërimit dhe as pas shumë kohësh.

Por çfarë ndodh me trurin e personit që nuk qan?

Emocioni që mbetet brenda, nuk shkarkohet, por shndërrohet në energji negative, që vetëm mblidhet. Çdo lot dhe emocion që mbahet, shtohet derisa një ditë arrin kufirin: pikërisht këtu shfaqet kriza e panikut, mënyra e vetme që i mbetet trurit dhe psikikës për të ulur presionin e brendshëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top