Në fokus

September 26, 2019 | 8:20

A ndihmojnë vërtet kukullat që flasin në zhvillimin e aftësisë së të folurit te fëmijët?

A mendoni se kukullat që flasin ndihmojnë në zhvillimin edukativ?

Një studim i ri në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane për Pediatrinë (JAMA) thotë se: nuk duhet t’u besoni gjithmonë etiketimeve që referon kutia ambalazhuese, ku thuhet se një lodër promovon zhvillimin e gjuhës.

1Shumë prindër blejnë lodra, veçanërisht ato që flasin dy gjuhë, për të nxitur aftësinë e zhvillimit të gjuhës te foshnjat dhe fëmijët. Ndërsa studimi pohon se, komunikimi dhe bashkëveprimi i vazhdueshëm me fëmijën ndikon në aftësinë gjuhësore të tij, (duke lexuar dhe sukseset akademike).

Sipas studiuesve, lojërat që emërtohen si edukative, për fat të keq, shpesh janë mashtruese. Ka një bum sa i takon lojërave elektronike, duke pretenduar se u vijnë në ndihmë fëmijëve për t’u aftësuar në aspektin gjuhësor, (të flasin më shpejt), por studiuesit thonë se vlera “edukative” e tyre jo gjithmonë është e drejtë.

doctorsplaysets_header

Familjeve që morën pjesë në studimin e Universitetit të Arizonës Veriore, iu dhanë libra, lodra tradicionale, jo-elektronike (blloqe shënimi, kuba formuese, rebuse etj.), dhe lojëra elektronike, dhe iu kërkua të luajnë me to në tri ditë të veçanta. Studiuesit monitoruan komunikimin prind-foshnje gjatë pushimeve pas çdo loje, vëzhguan se sa shumë prindërit u flisnin foshnjave të tyre, numrin e shqiptimeve për t’iu shpjeguar lojën, përgjigjet verbale të tyre ndaj zhurmave të fëmijës si dhe fjalët specifike të përdorura nga përgjigjet e prindërve.

Studiuesit zgjodhën lodrat që flisnin, të cilat ishin përzgjedhur për të promovuar aftësinë e zhvillimit të gjuhës për fëmijët e moshave nga 10 deri në 16 muajsh. Por, siç rezultoi, ata zbuluan se asgjë nuk krahasohej me ndërveprim vokal gjatë pushimeve mes lojërave se sa zëri i një prindi.

Edhe pse shembujt e kërkimit ishin të pakët në numër, rreth 26 prindër, (pothuajse të gjithë ishin të arsimuar), studiuesit thanë se të dhënat treguan se, lodrat elektronike nuk janë aq të afta në komunikim dhe ndërveprim për t’i aftësuar foshnjat në të shprehurit me anën e gjuhës. Ashtu siç të mësuarit është një aktivitet social që kërkon ndërveprim, thjesht lodra nuk mund të bëjë këtë punë e vetme.

3Heather Kirkorian, studiues për zhvillimin e fëmijëve në Universitetin e Wisconsin, Madison, së bashku me studiuesen kryesore të studimit, Profesor Anna Sosa të Universitetit të Arizonës Veriore, bien dakord se gjëja më e mirë që prindërit mund të bëjnë, është të lehtësojnë zhvillimin e aftësive gjuhësore me fëmijët e tyre duke biseduar dhe bashkëvepruar me ta, në mënyrë që të promovojnë te fëmija aftësinë e gjuhës.

Përgatiti:O.T / Burimi: Mom.me

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top