Këshilla & Arsye

August 22, 2017 | 18:37

A ndikojnë detergjentët higjienikë në fertilitet?

Studime të ndryshme japin versione të ndryshme. Si çdo e mirë e ka një të keqe, çdo alternativë bindëse që mund të na vijnë në ndihmë ndaj shumë situatave, ka edhe efektet anësore. Jo më kot çdo barnë farmaceutike shoqërohet me fletë ilustruesin në brendësi të paketimit, ku këshillojnë në shënim të veçantë, efektet anësore që kanë.

deterSipas shkencëtarëve të fushës, kimikatet që gjenden nëpër produktet e shtëpisë mund të shkaktojnë infertilitetin. Letrat higjienike, dezinfektuesit e ndryshëm apo shpërlarësi për gojën përmbajnë kompozime të amonit, të cilat shkatërrojnë bakteret. E këto kimikate antiseptike lidhen edhe me fertilitetin.

Gino Cortopassi, bashkautor i një studimi për këto kimikate nga Universiteti i Kalifornisë, ka thënë që një sasi e caktuar e këtyre përbërësve që gjenden nëpër produkte të ndryshme, pengojnë fertilitetin, duke ndikuar në sinjalizimin e estrogjenit, i cili është i rëndësishëm për fertilitetin te njerëzit.

Përgatiti Orjona Tresa

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top