A ju shëndoshin ullinjtë? Me siguri të gjithë ja kanë bërë vetes këtë pyetje. Mbi të gjitha, ullinjtë janë një nga ushqimet më të përdorura në tryezat tona, me shërbimin e tyre ju mund të pasuroni aperitivët, ose salcat me aromë dhe vaktet kryesore. Megjithatë, janë disa që argumentojnë se është mirë të kufizoni konsumin e ullinjve në mënyrë që të mos rrezikoni të shtoni në peshë. A është e vërtetë?
Ullinjtë dhe shtimi në peshë
Për t’iu përgjigjur pyetjes dhe për të kuptuar nëse ullinjtë ju shëndoshin apo jo, do të ishte e mjaftueshme të mendonit se prej tyre merret vaj shtesë, i cili është një nga produktet e domosdoshme të dietave; duke pasur parasysh që ky vaj përmban pak kalori, lehtësisht arrihet në përfundimin se edhe frutat e tij përmbajnë pak kalori.
Sidoqoftë, duke i parë më me kujdes ullinjtë mund të zbuloni se këto janë një minierë e yndyrnave të mira. Këto yndyrna luajnë një veprim shumë të rëndësishëm për trupin, në të vërtetë, ato kanë tendencë të ulin nivelet e kolesterolit të keq dhe të shmangin rrezikun e zhvillimit të arteriosklerozës, si pasojë edhe zvogëlimin e rrezikut për goditje në tru, gjithashtu ato përmirësojnë qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar konsum më të madh të yndyrës së akumuluar. Pra, ullinjtë, qoftë jeshil apo të zinj, nuk shkaktojnë shtim në peshë, në të vërtetë, ata mund të ndihmojnë në humbjen e saj!
Të gjitha përfitimet e ullinjve
Përfitimet e ullinjve nuk ndalen vetëm në uljen e kolesterolit të keq dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Në fakt, ata sjellin përfitime të konsiderueshme për trupin.
Ullinjtë janë të pasur me vitaminë E, e cila ëhstë thelbësore në luftën kundër plakjes së lëkurës. Përveç kësaj vitamine, ata kanë dhe një efekt antioksidues, i cili mbron lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira.
Gjithashtu ullinjtë konsiderohen një burim i beta karotenit, kjo substancë e veçantë, e cila zakonisht është përgjegjëse për ngjyrosjen e verdhë ose portokalli të bimëve, është përgatitore për formimin e vitaminës A, e cila mbron shikimin; Për më tepër, beta-carotene dëshmon të jetë shumë e dobishme për ruajtjen e një lëkure të tonifikuar dhe kompakte.
Në fund, duhet thënë se ullinjtë përmbajnë edhe fibra që lehtësojnë tranzitin e zorrëve, duke lehtësuar kështu sëmundje të caktuara siç janë kapsllëku, mbështesin tretjen dhe promovojnë thithjen e ushqyesve nga trupi.
Pra, është shumë e qartë që ullinjtë nuk ju shëndoshin, përmirësojnë qarkullimin, kufizojnë sëmundjet kardiovaskulare, kundërveprojnë plakjen dhe problemet e lëkurës; prandaj, konsumi i rregullt i tyre vetëm duhet të shtohet!
Burimi / https://www.giornal.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.