Këshilla & Arsye

November 9, 2019 | 8:14

A ndikon moti në gjendjen shpirtërore?

Ndërsa shumë vende vuajnë temperaturat e larta gjatë verës dhe të ulëta gjatë dimrit, njerëzit natyrshëm pyesin: A ndikon moti në gjendjen shpirtërore? Si mund të ndikojë moti në gjendjen tuaj shpirtërore? A na bën më agresiv, apo akoma më keq, më të dhunshëm?

Na trishton shiu? Po moti i ftohtë…mos na bën të duam të izolojmë veten nga të tjerët, të flemë letargjikisht?

Mënyra se si moti ndikon në jetët tona, nuk është aq e madhe sa shumë njerëz besojnë. Shumë kërkime mbi këtë fushë kanë rezultuar të ndryshueshme.

1Ja disa mënyra se si ndikon moti në gjendjen tonë shpirtërore sipas shkencëtarëve:

Denissen dhe të tjerë (2008) gjetën që faktorët ditorë ndikues të motit mbi njeriun lidhen me gjendjen negative shpirtërore të tij. Temperaturat e larta lartësojnë gjendjen shpirtërore të një personi me gjendje shpirtërore të dobët, ndërsa era ose mungesa e rrezeve të diellit ndikojnë negativisht në gjendjen shpirtërore të një personi.

Ndikimi i çregullimeve sezonale është i vërtetë

Çregullimet dhe luhatjet stinore janë një lloj i vërtetë i çregullimit depresiv (i njohur teknikisht si çregullim depresive me nuanca stinore), ndërsa niveli më i lartë i depresionit të një personi lidhet me një stinë të caktuar. Përgjithësisht mendohet që depresioni është më i pranishëm në dimër, por në fakt shumë njerëz përjetojnë një gjë të tillë edhe gjatë muajve të Vjeshtës, Verës dhe Pranverës.

Nxehtësia dhe shiu i dendur nxjerrin në pah më të keqen e njerëzve

Hsiang dhe të tjerë (2003) gjetën një lidhje mes agresionit njerëzorë dhe temperaturave të larta. Ndërsa temperaturatrriteshin, niveli i konfikteve rritej gjithashtu. Shkencëtarët zbuluan që edhe dhuna ndërpersonale rritej me rritjen e temperaturave. Këto zbulime, kishin të njëjtin efekt edhe me rritjen e dendësisë së shiut.

Vetëvrasjet arrijnë nivelin kulmor në pranverë dhe verë

Ndërsa Pranvera mund të dhurojë shpresë për shumë njerëz, është stina e pashpresës për njerëzit e depresuar. Studiuesit (Koskinen dhe të tjerë, 2002) gjetën që punonjësit apo punëtorët që punonin në ambjente të jashtme kishin më shumë prirje për vetëvrasje në këto stinë. Ndërsa, për ata që punojnë në ambjentet e brendshme, kulmi i vetëvrasjeve u regjistrua në stinën e Verës.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top