Përkundër dëshmive të shumta të njerëzve që ndihen të lodhur ose në depresion gjatë ditëve të errëta të vjeshtës dhe dimrit, moti ka shumë pak ndikim në këto gjendje ndryshimi.
Në një studim të kryer nga Jaap Denissen rreth efekteve të motit në gjendjen e përditshme zbuloi se luhatjet e motit përbënin një ndryshim shumë të vogël në gjendjen e përditshëm të njerëzve.
Ky ishte një zbulim i çuditshëm pasi ka kaq shumë ndryshime të dukshme në sjelljen njerëzore të shoqëruara me kalimin në vjeshtë dhe dimër.
Megjithatë, hulumtimi i Denissen tregoi se shoqërimi midis dritës së diellit dhe lodhjes ishte i rëndësishëm. Sa më pak njerëzit eksopzoheshin ndaj dritës së diellit, aq më shumë shfaqnin simptoma të ngjashme me depresionin.
Ndërsa ditët bëhen më të shkurtra, njerëzit mund të përjetojnë më shumë ndjenja të lodhjes gjatë ditës, vështirësi të zgjimit në mëngjes kurjashtë është ende errësirë dhe dëshirë për ushqime më të pasura me karbohidrate që çojnë në shtim në peshë.
“Është gjatësia ditore nga agimi deri në muzg, jo shiu apo ndonjë ndryshim i motit shkaku i këtyre shenjave”, shprehet Rohan.
Shuma e njerëzve që ekspozohen ndaj diellit kanë një humor më të madh, sepse dielli ndikon në sasinë e vitaminës D që njerëzit absorbojnë.
Vitamina D, e cila prodhohet në lëkurë të ekspozuar ndaj diellit, ndryshon nivelet e serotoninës në tru.
Serotonina është një hormon që luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e humorit. Nivelet e ulëta të serotoninës mund të korrespondojnë me simptomat e ngjashme me depresionin. Sa më pk ekspozim të kemi ndaj diellit, aq më i ulët do të jetë niveli i vitaminës D dhe serotoninës.
Prandaj, nivelet më të ulëta të vitaminës D mund të jenë përgjegjëse për rritjen e ndikimit negativ dhe lodhjes.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.