Shumica nga ne kalojnë shumë kohë përkulur duke përdorur kompjuterët, telefonat, dhe pajisje të ndryshme. Sipas një studimi të fundit, vështrimi i telefonit për më shumë se 15 minuta pa pushim, mund të dëmtojë qafën.
Mirëpo ekspertët thonë se duke pushuar 10-15 minuta është mënyra më e mirë për të përdorur një telefon ose tabletë për të shmangur dhimbjet e qafës.
79 për qind e njerëzve të moshës 18 deri në 44 vjeç ushtrojnë shumë presion në qafë. Shumë persona të cilët janë të varur nga telefonat dhe tabletat e tyre përdorin telefonin tre deri në katër orë pa pushim, pa ndërruar pozicion.
Punonjësit e zyrave janë veçanërisht në rrezik të lartë
Siç mund ta imagjinoni, problemet e qafës janë mjaft të zakonshme në mesin e punonjësve të zyrës, të cilët kalojnë shumë kohë në telefon, ose duke përdorur tastierën. Mbajtja e kokës në një kënd të vështirë për një kohë të gjatë nuk këshillohet nga mjekët ortoped, neurologë dhe profesionistë të tjerë të mjekësisë, të cilët shohin këto lloje të lëndimeve gjithnjë e më shpesh.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.