Po. Të diturit me siguri se në të ardhmen ne do të përballemi me një dhimbje është më e durueshme, se sa dyshimi që do të ndodhë.
Ka qenë ky rezultati i një studimi nga University College në Londër, që ka analizuar reagimet e 45 vullnetarëve ndaj një situate të pakëndshme, aktuale ose të mundshme.
Në një simulim kompjuterik, atyre iu kërkua të gjenin, nëse nën një seri shkëmbinjsh ishte fshehur një gjarpër. Kur personat e gjenin zvarranikun, ata merrnin një goditje elektrike në pjesën e pasme të dorës.
Studiuesit më pas masnin nivelet e stresit të shprehur nga vullnetarët përmes shenjave të dallueshme fizike (lëvizja e syve, djersitja e duarve etj).
Rezultati: vuajtja ishte më e madhe në fazën e pasigurisë apo pavendosmërisë, por ishte më e ulët kur e kishin të qartë që do e merrnin goditjen elektroike, madje edhe gjatë saj./bota.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.