Marrëdhënie

October 6, 2016 | 10:34

A puthni fëmijën tuaj në buzë? Pse duhet të ndaloni

Shumë prindër e mendojnë normale puthjen në buzë të fëmijës, si një shenjë dashurie, sidomos në vitet e parë të jetës së tij. Megjithatë, psikologët thonë se kjo sjellje mbart shumë të meta. Ata thonë se puthjet e pafajshme në buzë mes prindërve dhe fëmijëve duhet të evitohen. Përtej aspektit që kanë të bëjnë me higjienën, prindër të cilët vazhdojnë të puthin fëmijët në buzë dhe pasi kanë kaluar 4, 5 ose 6 vjet krijonë konfuzion tek të vegjlit.

“Puthja e fëmijës në buzë mund të jetë stimuluese dhe mund të krijojë shumë konfuzion. Duke u rritur, fëmijët bëhen të vetëdijshëm për konotacion seksual”, thotë psikologu.

Fëmija mund të përfundojë duke u hutuar, madje edhe i zënë ngushtë. Sidomos për shkak se ka prindër që e bëjnë këtë gjest në publik.

Megjithatë, prindi duhet të shikojë jo vetëm nga perspektiva që dëshiron  të tregojë dashurinë për fëmijën e tij.

Babai mund të tregojnë dashurinë në shumë mënyra të tjera. Nuk është një sjellje e shëndetshme, edhe mendërisht për shkak se është një gjest i dyfishtë në mes të respektit për prindërit, marrëdhëniet speciale midis prindit dhe fëmijës, dhe sikleti kur ajo ndodh në publik.

“Në moshë të rritur fëmija nuk e pëlqen, por është e vështirë të refuzojë një gjest të prindërve, duke menduar se prindi mund ta interpretojë këtë si një mohim dashurie”, thonë psikologët.

 

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top