Mirëqenie

November 27, 2019 | 8:07

A sjell përfitime pirja e ujit me limon në mëngjes? Ja çfarë thotë shkenca…

Pirja e ujit të ngrohtë me limon, në mëngjes, është një zakon për të gjithë ata njerëz që duan ta nisin ditën me një pije plotësisht natyrale, por as sjell vërtetë përfitime kjo gjë? Çfarë mendon shkenca për këtë? Sjell përfitime apo dëmton pirja e ujit me limon në mëngjes?

Shumë revista shkencore argumentojnë se pirja e ujit me limon në mëngjes sjell përfitime të ndryshme për trupin, e ndihmon atë të detoksifikohet dhe nxit metabolizmin, por le të zbulojmë më shumë…

Përfitimet e konsumit të ujit me limon në mëngjes

Pirja e ujit dhe limonit në mëngjes përmirëson tretjen dhe ndihmon në hidratimin e trupit, kryesisht falë veprimit të ujit, i cili rihidraton pas dehidrimit gjatë natës.

Sipas disa studimeve, pirja e 2-3 gotave ujë, esëll në mëngjes, ndihmon trupin të ketë më shumë energji dhe të përmirësojë tretjen gjatë ditës. Për më tepër, të dhëna të tjera shkencore tregojnë se lëngu i limonit ndihmon në stimulimin e prodhimit të sasisë së duhur të lëngjeve të stomakut, parandalimin e gastritit dhe prodhimin e lëngut biliar, i cili është thelbësor për një tretje të saktë.

Tretja më e mirë gjithashtu ngadalëson thithjen e sheqernave dhe shmang rritjen e glicemisë, duke lejuar një lëshim të vazhdueshëm të sasisë së duhur të insulinës, për më tepër, lejon që të përthithni plotësisht lëndët ushqyese.

Pse duhet të pini ujë me limon në mëngjes?

Janë të shumta përfitimet që sjell pirja e ujit me limon në mëngjes, e para është se trupi detoksifikohet natyrshëm. Mëlçia punon gjatë natës për të ndihmuar trupin të rigjenerohet dhe të rivendosë funksionet e tij themelore, pirja e ujit me limonit në mëngjes e ndihmon atë të funksionojë në mënyrë më efektive.

Një përfitim tjetër është se pirja e ujit me limon në mëngjes ndihmon sistemin imunitar, lëngu i limonit përmban rreth 40 mg vitaminë C dhe 140 mg kalium. Pirja e ujit të ngrohtë me limon, sapo zgjoheni ndihmon në përthithjen e këtyre vitaminave dhe mineraleve, të cilat mbështesin sistemin imunitar, duke e bërë atë të funksionojë gjithnjë e më mirë.

Uji me limon në mëngjes rihidraton trupin dhe përmirëson tretjen, kjo lejon të pastroni lëkurën, për më tepër, vitamina e pranishme në limon, ndihmon prodhimin e kolagjenit, thelbësor për një lëkurë të butë dhe të shëndetshme. Falë veprimit antioksidues parandalon gjithashtu veprimin e radikalëve të lirë që shkaktojnë plakjen e lëkurës.

Në fund, pirja e ujit me limon esëll është shumë e dobishme për mbajtjen e një peshe të shëndetshme, disa studime të kryera në Gjermani kanë treguar që pirja e sasisë së duhur të ujit çdo ditë, së bashku me zakonet e shëndetshme, ndihmon në mbajtjen e metabolizmit aktiv. Limoni ju bën të humbni peshë falë pektinës, e cila gjendet tek molla dhe frutat në përgjithësi, ajo krijon një shtresë xheli në stomak që rrit ndjenjën e ngopjes, duke ju bërë të hani më pak. Kjo nuk do të thotë që vetëm pirja ujit me limon ju dobëson, ajo ju ndihmon shumë nëse kombinohet me një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar dhe aktivitet sportiv.

 

 

Burimi / https://www.calcionewsweb.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top