Në fokus

December 19, 2020 | 8:06

A u bënë më të mirë njerëzit gjatë pandemisë? Ja çfarë thonë psikologët…

Sipas një sondazhi të “Harris Poll” të kryer për ‘Fast Company’, nevoja për lehtësimin e urisë ka sjellë rritjen e akteve të bamirësisë. Të njëjtën gjë konstatoi “Charity Navigator” në muajt mars-tetor: Donacionet për “Feeding America” u rritën me 1.98% dhe ato ndaj organizatës “Mjekët pa Kufij’ u rritën me 131%, raporton “Fast Company”.

Natyra globale e pandemisë, ka nxitur disa donatorë të mendojnë përtej familjes së tyre dhe të kryejnë transferime në para të thata, si një mënyrë për të lehtësuar jetën e njerëzve në të gjithë botën.

Ky vit ka sjellë një mbështetje të shtuar dhe nga qeveritë, në formën e një të ardhure themelore universale (UBI). Qeveria e Spanjës ka shpërndarë pagesa deri në 1.015 euro për familjet më të varfra në vend, ndërsa Gjermania filloi një eksperiment të ri me të ardhurat themelore në muajin gusht.

Siç e thekson psikologu i Universitetit të Stenfordit, Xhamil Zaki, ka dy histori themelore që njerëzit pëlqejnë të tregojnë mbi mënyrën e sjelljes së qenieve njerëzore në kohë krizash.

“Sipas një historie, individët panikosen, thyejnë normat sociale dhe sillen me një egoizëm ekstrem. Historia tjetër është e kundërt: njerëzit janë shumë bujarë pas katastrofës.

Ata dhurojnë para, bëhen vullnetarë, përpiqen të ndihmojnë fqinjët e tyre. Ne shohim më shumë altruizëm dhe sjellje pro-sociale gjatë një krize sesa në kohë normale”,- u shpreh ai.

Sipas tij, narrativa e parë shihet shpesh e pasqyruar nga mediat. Për shembull, pas Uraganit Katrina, “The New York Times” e përshkroi “Nju Orlins-in” si një “gropë me gjarpërinj ku dominon anarkia, vdekja, plaçkitjet, përdhunimet, bandat e grabitësve”. Dhe pjesërisht për shkak të portretizimeve mediatike, kjo sjellje e paligjshme është ajo që shumë njerëz kanë pritur edhe presin në kohë krizash.

Në një studim, njerëzit ranë në përgjithësi dakord me thëniet si: “Kur ka një krizë, anëtarët e turmës veprojnë në mënyrë egoiste”dhe “kur ka një emergjencë, prishet rendi shoqëror”.

Por kur shikon rekordin historik, ai mbështet më shumë narrativën e dytë.

“Dhembshuria ndaj katastrofës është e përhapur dhe e qëndrueshme. Ajo ndodh pas tërmeteve, luftës, sulmeve terroriste, uraganeve dhe cunamit dhe tani në një pandemi”, -shkruan Zaki.

Për shembull, ndërsa Covid-19 u përhap me shpejtësi, vullnetarët në të gjithë botën filluan krijimin e ndihmës reciproke të “Google Docs”.

Në ato skedarë, ata shënuan informacionin e tyre të kontaktit dhe u ofruan t’i çonin ushqime ose ilaçe fqinjëve të tyre të pambrojtur. Megjithatë, njerëzit në përgjithësi priren të besojnë ende në historinë më pesimiste të natyrës njerëzore.

Por Atena Aktipis, psikologe në “Universitetin Shtetëror të Arizonës” është e bindur se periudhat e krizës mund të nxjerrin më të mirën te njerëzit, për sa kohë që nuk shqetësohemi se të tjerët do të përfitojnë nga gatishmëria jonë për të bashkëpunuar.

 

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top