Nëse nuk mund të flini, atëherë shanset janë që truri juaj të mos jetë i qetë dhe ndoshta Google ka listuar më shumë se disa herë, për atë që mund të fshihet pas saj. Duke konsumuar shumë kafeinë pas orës 3 pasdite, ushtrimi jo i mjaftueshëm ose mbingarkesa e hormoneve të stresit janë më shpesh fajtorët e pagjumësisë.
Por një sërë provash të kohëve të fundit ia adresojnë këtë problem mungesës së magnezit, i cili bën që shumë njerëz të vërtiten sa andej këndej gjatë gjithë natës, raporton Healthista.
Studimet kanë treguar se shtesat e magnezit mund të rrisin kohën e gjumit, efikasitetin dhe nivelet e melatoninës- hormon kritik për rregullimin e gjumit normal.
Hulumtimi i ri ka gjetur se magnezi i aplikuar drejtpërdrejt në lëkurë mund ta përcjell mineralin në trup më shpejt dhe në mënyrë më efikase se shtesat dhe të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së gjumit për 92 % të njerëzve që vuajnë nga kjo mangësi.
Çfarë është pagjumësia?
Pagjumësia është një problem i madh global, që prek rreth një të tretën e burrave dhe grave në të 30-at dhe 40-at e tyre dhe pothuajse gjysma e grave mbi 65 vjeç.
Ka dy lloje pagjumësie, Lloji 1, ku nuk mund të gjesh gjumë dhe Lloji 2, ku mund të flesh mirë, por tenton të zgjohesh të paktën një herë gjatë natës.
Shenjat që tregojnë se vuani nga mungesa e magnezit:
Gjumë të dobët
Stres
Ankth
Këmbë të shqetësuara
Dhimbje të nyjave
Tension të muskujve dhe dhimbje
Kocka të dobëta
Rënie humori
Dhimbje koke
Përqendrim i dobët
Burimi / dailymail.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.