Në fokus

September 19, 2018 | 12:06

Ablutofobia, frika nga larja. Ja kush preken më shumë…

Ablutofobia është frika e vazhdueshme e larjes, pastrimit dhe dushit. Kjo frikë prek më shumë fëmijët dhe femrat se sa meshkujt. Tek fëmijët mund të zhduket nëse mësohen se dushi apo uji nuk është diçka e rrezikshme. Ablutofobia është më e zakonshme në kombet evropiane

Shkencëtarët thonë se në shekullin e 16, pothuajse të gjithë njerëzit anglezë, francezë dhe vende të tjera evropiane kishin simptoma të ablutofobisë. Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta e parë njihej si një nga njerëzit më të “pastër” në Europë, në atë periudhë, pasi lahej një herë në muaj.

Në atë kohë, konsiderohej si njeri që lahej shpesh dhe kjo gjë e bënte të pashëndetshme. Por, kjo frikë ka edhe pasoja dramatike për jetën.

Para disa vitesh, një adoleshent britanik vdiq nga përdorimi i tepruar i deodorantit duke shmangur dushin si pasojë e ablutofobisë. Thithja e sasisë së lartë të gazit që gjendet në deodorant i shkaktoi vdekjen.

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top