Adhuruesit e këngëtares britanike Adele kanë shfaqur padurim ndërsa presin që ajo të nxjerrë një album të ri, diçka që nuk e ka bërë që nga viti 2015.
Gjatë fundjavës, artistja postoi një fotografi në Instagram ku shfaqej duke kënduar me mikrofon. Dukej se sugjeronte – të paktën sipas disa ndjekësve- se Adele do të shpërndante ndonjë këngë të re.
Fatkeqësisht, Adele mund të konfirmonte vetëm një gjë: që albumi nuk është në rrugën e tij për shkak të pandemisë, e cila mbylli çdo gjë.
U mendua gjerësisht që albumi i ri i këngëtares, “Rolling in the Deep”, do të dalë më vonë këtë vit. Po të kthehemi në shkurt, Adele bëri një sërë hitesh në dasmën e mikut të saj më të mirë në Londër dhe i tha turmës që do të duhet të prisnin deri në shtator për albumin e saj.
Por duket se pandemia e koronavirusit ka ngadalësuar përparimin e albumit. Adele u shpreh se ky album nuk do të dalë në shtator, por kur kjo situatë të përfundojë.
Përgatiti Gea Veizi, maturante gjimnazi P.N.Luarasi / Burimi huffingtonpost.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.