Adelina Ismaili dhe Val Krasniqi janë bërë prindër për herë të parë. Dy prindërit më të rinj në botë janë më entuziastë se asnjëherë tani që mbajnë në duar të voglin e tyre.
“Jemi më të lumtur se kurrë më parë, sot gjithçka mori kuptim”, – thotë diva e skenës shqiptare dhe bashkëshorti i saj në një komunikim me “revistaëho.com”. Të dy na zbulojnë se djali do të quhet Uliks dhe se zgjedhja e emrit ka qenë përgjegjësi e Valit. Në intervistën e saj të parë gjatë shtatzënisë dhënë ekskluzivisht për “revistawho.com“, Adelina Ismaili tha se: “E kam parë në ëndërr që nga ällimi. Ka kaçurrela të zeza dhe është shumë beb energjik (qesh). Ka syçka të rrumbullakëta dhe faqe të kuqe. Do doja t’i ngjante Valit, Jo se nuk dua të më ngjajë mua, por jam shumë e sigurt që do të më ngjajë më shumë sesa duhet (qesh). Do doja të kishte sytë dhe qetësinë e Valit. Gjallërinë dhe buzëqeshjen time”, – u shpreh ylli i muzikës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.