Lifestyle

March 28, 2017 | 9:41

Adelina Ismaili rrëfen përjetimet e shtatzënisë. “Isha në shok pozitiv, do ndalem tek numri tetë”

1

E ftuar në emisionin “Nin”, Adelina rrëfeu se po i pëlqen shtatzënia dhe se i ka bërë planet për të ardhmen.

“Ndoshta do ndalem tek numri tetë”, tha këngëtarja.

Më tutje Adelina ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës që po pret të sjell në jetë.

”Gjinia e fëmijës është djalë. Për mua është e çuditshme sepse ne nuk kemi pasur vëlla dhe me të vërtetë është ndjenjë e papërshkrueshme. Ende nuk mundem me u adaptuar me idenë se është një djalë i vogël këtu brenda meje”, është shprehur Adelina.

Duke folur rreth lajmit të shtatzënisë  ajo ka thënën se është në ditët më të lumtura të jetës së saj që kur kur kuptoi se do të sjellë në jetë një fëmijë.

adelina

”Me fillim të shtatzënisë isha hiperproduktive. E kam të shënuar datën kur e kam kuptuar se kam mbetur shtatzënë. Nuk mundesha të besoj. E kisha prit por prapë është ajo ndjenja e çuditshme. Mundem me thanë që ka qenë e planifikuar, por nuk e kam prit në këtë ditë e në atë moment. Kam qenë në një moment që nuk kam qenë e fokusuar në atë pjesë. Por me të vërtetë ka qenë shok kur kam kuptuar për shtatzëninë. Shok pozitiv.I vërejta disa mundime që mua zakonisht nuk më ndodhin. Ma mori mendja faktikisht, por disa teste bëra edhe u bë. Pasi kuptuam për shtatzëninë menjëherë filluam dhe unë edhe Vali të shohim në horoskop nëse mund të jetë shenjë shigjetar.Por tash po duket që do të bie dash”, është shprehur ajo.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top