Dëshmi

March 23, 2023 | 9:01

Adelina Mamaqi: Ne lindim të lirë, atëherë pse nuk duhet të jetojmë të lirë? Lirinë me kuptimin e mirë të fjalës, jo shthurje!

Shkrimtarja e dashur Adelina Mamaqi ka rrëfyer emocionet e një jete në emisionin “Pas Mesnate” në ABC ku ka folur për jeta e saj private, momentet me familjen, divorcin dhe lirinë.

“Natën nuk shkruaj asnjëherë, unë kam një regjim. Në orën 10 dua të jem në krevat. E kam pasur tërë jetën, ka qenë një regjim i familjes. Unë edhe po të shkruaj mbasdite vonë, më kapërcen gjumi. Zakonisht, unë shkruaj në mëngjes”, u shpreh poetja.

Më tej, ajo foli edhe për divorcin në një kohë kur askush nuk guxonte të merrte vendime kaq lirshëm.

“Ne lindim të lirë, atëherë pse nuk duhet të jetojmë të lirë. Lirinë me kuptimin e mirë të fjalës, jo çthurje. Unë jam rritur në një ambient intelektualësh, ku kam parë gjithmonë atë marrëdhënien e nënës sime me babain tim. Ishte një marrëdhënie e përzemërt, ne kishim një harmoni shumë të madhe në familjen time. Edhe unë një gjë nuk ia harroj nënës sime, në jetë do të të ndjeki dhe opionini dhe paragjykimet e të tjerëve, prandaj mos u influenco nga këto”, tha poetja.

Më pas poetja ka treguar se momentin kur diktatori Enver Hoxha ndërroi jetë, e thirri sekretari i partisë dhe e urdhëroi të shkruante për të. Gjatë rrëfimit të saj ajo zbuloi se ju bind, pavarësisht mendimit që ka pasur për liderin komunist. Mamaqi theksoi se sot nuk e ka më poemën, pasi bibliotekën ia vodhën kur u largua për në Itali.

“Nuk kisha trysni në atë kohë, se kur jemi të rinj, jemi më shumë poet sesa mjeshtër. Pastaj bëhemi më shumë mjeshtër sesa poet dhe unë me atë mjeshtëri që kisha fituar në atë kohë, i kam shkruar. Për shembull, kur vdiq Enver Hoxha, më thirri sekretari i partisë, edhe më tha që duhet të shkruash për shokun Enver dhe unë shkrova. Pavarësisht mendimit që unë kam pasur për të, isha e detyruar. E shkrova dhe doli një poemë e mirë, e shkrova me mjeshtëri. Nuk e lexoj fare sot sepse për fat të mirë, nuk i kam më librat, mi kanë vjedhur, me revista e me libra kur kam qene në Itali një bibliotekë të madhe me 4 mijë libra”, tha ajo.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top