Në fokus

March 28, 2018 | 8:00

Adelina Pjetra: Autizmi, çfarë mund të bëjnë mësuesit në klasë? Ja si po bëhet i mundur trajnimi në mbarë vendin!

Mësuesit e kurrikulës dhe mësuesit mbështetës, sot më shumë se kurrë u bëhet thirrje të përgjigjen në mënyrë të përshtatshme nevojave të ndryshme të këtyre fëmijëve, duke qenë të pambështetur dhe, shumë shpesh, pa pasur një formim specifik. Fëmijët e prekur nga ky çrregullim kërkojnë shumë energji, vëmendje dhe punë nga personi që kanë pranë, por mbi të gjitha kërkojnë “strategji menaxhimi specifike” për të stabilizuar një marrëdhënie pozitive që mund të favorizojë të mësuarin.

Adelina Pjetra Psikologe Klinike Psikoterapiste BWRT & EMDR

Adelina Pjetra
Psikologe Klinike
Psikoterapiste BWRT & EMDR

Në këtë shkrim, do mundohem t’i jap disa sugjerime mësuesve, por edhe të gjithë figurave të tjera që punojnë me fëmijët me çrregullime të spektrit autik, që shumë shpesh ndihen të paaftë dhe që hasin vështirësi të dukshme.

Ky projekt i domosdoshëm dhe i nevojshëm erdhi si një nevojë e diktuar nga vështirësitë që hasin mësuesit ccdo ditë. Pikërisht, për trajnimin dhe bashkëkoordinimin me risitë e fushës më përballje me kategori fëmijësh të tillë, qendra e trajnimeve ALBAS së bashku me Ministrinë e Arsimit po zhvillojnë një sërë trajnimesh për mësuesit në të gjithë Shqipërinë.

Nën drejtimin e psikologeve të mirënjohura, Denata Toçe dhe Adelina Pjetra, këto trajnime ka rezultuar shumë efikase dhe të mirëpritura.

autism1

Me Çrregullime të Spektrit Autik nënkuptohet një seri çrregullimesh që godasin aftësitë dhe komunikimin dhe, në matje të ndryshme, aftësitë motorike dhe gjuhësore. Bëhet fjalë për një spektër variabël, që mund të kompromentojë  si persona me kofiçientë të lartë intelekti apo me vonesë mendore. Në brendësi të spektrit të autizmit, në fakt , gjejmë diagnoza të ndryshme, që shkojnë që nga Sindroma e Asperger, që i përkufizon individët me një “funksionim të lartë”, tek Çrregullimi i Autizmit, që përshkruan  individë me paaftësi të rënda verbale dhe intelektuale.

Shkaqet rezultojnë akoma të panjohura, megjithatë kërkime të shumta evidentojnë që, ekziston një multifaktoritet i shkaqeve gjenetike, organike ose të fituara herët në jetë që, në mënyra të ndryshme, mund të justifikojë fillimin e çrregullimit të autizmit dhe kjo duhet të hetohet edhe më tej.

thames-valley-image-850x450

Më poshtë mund të gjeni disa strategji të nevojshme për të promovuar: komunikimin, për të përballuar problematikat sjellore  dhe për të favorizuar të mësuarin në klasë.

Fëmija me autizëm përgjithësisht demonstron vështirësi të forta për të stabilizuar dhe për të mbajtur një kontakt viziv me personat që hyjnë në një marrëdhënie me të, prandaj është e domosdoshme kur përpiqemi të ndërveprojmë me ata:

-Të stabilizohet dhe të mbahet një kontakt okular dhe inkurajojeni fëmijën të bëjë të njëjtën gjë;

-Duke folur në mënyrë të qartë dhe duke përdorur ndihmën e imazheve në rast vështirësish gjuhësore;

Fëmija me autizëm shpesh ka rituale dhe zakone shumë të ngurta dhe mund të reagojë ndaj ndërprerjeve ose forcimit me një këmbëngulje të tillë me kriza të papritura dhe shpërthim zemërimi; prandaj është jo produktive dhe e dëmshme të tentosh t’i sforcosh me ngulm për të modifikuar zakonet e tij, ndërkohë  duhet:

–Respektuar koha e tij dhe të mos kërkohen shumë ndryshime të menjëhershme.

–Strukturim i ditës së tij në mënyrë të qartë, duke planifikuar paraprakisht aktivitetet e ditës.

–Duke iu drejtuar atij në mënyrë të qetë dhe të qartë.

–Përdorimi i strategjisë, NËSE-MUNDESH, në vend të ndërhyrjeve  korrektuese  e/o ndëshkuese (nëse bën këtë, pastaj do ndodhë kjo tjetra), për të promovuar tek fëmija zhvillimin e një refleksi mbi pasojat e veprimeve të veta.

–Promovimi i strategjisë së imitimit të të barabartëve për të fituar sjellje të përshtatshme dhe të dëshirueshme nga ana e fëmijës.

–Ndarja e një detyre në sekuenca të thjeshta.

–Përdorimi i kanalit viziv për të mësuarin, duke përdorur skema, tabela dhe imazhe.

Në përgjithësi, mos harroni të respektoni kohën dhe metodat e komunikimit vizual, sesa atij verbal, por përpiquni gjithsesi t’i integroni të dyja.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top