Në fokus

April 3, 2019 | 10:17

Adelina Pjetra: Keqedukimi i fëmijëve është shkatërrim i një kombi

Emisioni “Stop” në TV Klan ka denoncuar sërish një ngjarje të pazakontë sa i takon dhunës verbale dhe fizike të ushtruara në shkolla. Mbrëmjen e së martës një mësuese në qytetin e Kukësit u shfaq me video duke dhunuar fëmijët. Bedrie Kastrati jep mësim në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri”. Kjo ngjarje, padyshim tronditëse për vetë ngarkesën që përcjell në lidhje me edukimin bazik të fëmijëve, ka sjellë dhe reagimin shoqëror.

1

Adelina Pjetra, psikologe klinike dhe terapiste EMDR, ka postuar në faqen e saj publike, aty prej nga kryen dhe këshilla online, një shënim prej nga i cili kërkon një vëmendje të lartë në lidhje me ushtrimin e profesionit të mësuesit.

Adelina Pjetra CEO - Mental Health Albania Psikologe \ BWRT & EMDR

Adelina Pjetra
CEO – Mental Health Albania
Psikologe \ BWRT & EMDR

Të nderuar MËSUES!
Ashtu si jam munduar ta përcjell mesazhin në trajnimet e zhvilluara me ju, po në atë mënyrë do të mundohem ta shkruaj edhe këtu. Gjithçka çfarë bëni nuk ka asnjë vlerë, nëse nuk e përçoni me durim dhe dashuri tek nxënësit tuaj. E nëse durimi ju është sosur, nëse problemet personale, familjare janë bërë një ngarkesë për ju, nëse puna juaj është bërë monotone… ju lutem, kini mirësinë të shkëputeni nga ky detyrim, duke krijuar mundësinë që dikush tjetër të ofrojë motivim dhe ngrohtësi! Keqedukimi i fëmijëve është shkatërrim i një kombi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top