Marrëdhënie

January 17, 2018 | 9:08

Adelina Pjetra: Marrëdhënia në çift nënkupton më shumë se intimitet…

Nga Adelina Pjetra Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

Adelina Pjetra
Psikologe Klinike & Terapiste Emdr

Konfuzion! Lëndim! Heshtje! Mundësi e humbur!.

 Është një nga ironitë e jetës moderne që shumë çifte sot jetojnë bashkë si plotësisht të huaj . Ose më keq, në pakënaqësi të madhe.

Të dhënat mbi divorcin na çojnë në përfundimin se marrëdhëniet intime kanë dështuar në 20 vitet e fundit. E vërteta është se çiftet kurrë nuk kanë mësuar me besueshmëri se si të mbështesin kënaqësinë në marrëdhëniet intime. Dallimi është se kurrë nuk ka pasur kaq shumë rëndësi më parë.

6f834e13a16172cdda5e47d95d6eade2--engagement-photo-unique-couples-engagement-photosNdryshimet në pikëpamjet tona të përgjithshme rreth asaj që e bën jetën me vlerë për të jetuar kanë kontribuar në një kërkesë të re për intimitet. Për shumë breza përgjigjia qëndron në një jetë produktive të punës dhe shërbimit në të cilën shpërblimi i lumturisë do të ishte e jona, vetëm në Parajsë.

Ky besim është prishur. Njerëzit duan lumturi këtu dhe tani. Dhe ata duan më së shumti në marrëdhëniet e tyre intime.

Këtu, është e qartë, nuk ka gjasa që ta gjejmë lehtë. Çiftet sot po luftojnë me diçka të re – për të ndërtuar marrëdhënie të bazuara në ndjenjat e vërteta të barazisë. Si rezultat, ne jemi pa role-modeli  për marrëdhëniet që na duhen. Dhe të rrallë ishin ata prindër që modeluan intimitet për ne; shumica ishin shumë të zënë duke luftuar me kërkesat e mbijetesës. Megjithatë, cilësia e marrëdhënieve tona më të ngushta është shpesh ajo që i jep jetës kuptimin e saj kryesor.

Nga eksperienca e punës sime, duke observuar shumë afër  ndërveprimet e çifteve, kam arritur  të kuptoj se; shumica e asaj që shkon keq në një marrëdhënie rrjedh nga ndjenjat e lënduara.

Përvoja e çiftit të zhgënjyer bazohet në keqkuptim dhe keqperceptim. Ne zgjedhim një partner duke shpresuar për një burim dashurie, afeksioni dhe mbështetje, dhe, më shumë se kurrë, një mik të mirë. Gjetja e një partneri të tillë është një përvojë e mrekullueshme dhe eksituese –  kjo është quajtur faza e iluzionit në marrëdhënie. Për të përdorur këtë koncept, atëherë vendoset në gjendjen e zhgënjimit.

Ne disi nuk marrim gjithçka që kishim shpresuar. “Ai nuk e bëri atë si duhej . Ajo nuk ju mirëpriti në shtëpi; ajo ishte shumë e zënë me diçka tjetër; ndoshta ajo as nuk ju shikoi.” Por ne nuk kemi aftësi për të zgjidhur zhgënjimet që ndodhin. Zhgënjimet e mëdha dhe më të vogla më pas përcaktojnë rrjedhën e ardhshme të marrëdhënies.

Nëse fillimisht aty  ka iluzion dhe pastaj zhgënjim, ajo që vijon është konfuzioni. Ka shumë pa lumturi, pasi secili partner përpiqet që marrëdhënia të jetë ajo që secili prej tyre ka nevojë apo dëshiron të jetë.

Një partner do t’i thotë tjetrit se çfarë duhet të bëjë. Një mund të jetë duke pritur me shpresën se ai ose ajo do të shpërblehet përfundimisht nga tjetri. Çdo partner përdor stilin e tij më familjar të komunikimit personal. Përmbi zhgënjimin, partnerët ngrenë mbrojtje kundër njëri-tjetrit. Ata arrijnë të  bëhen ata që  kanë nevojë të ruhen nga njëri-tjetri. Ata ndalojnë së besuari njëri-tjetrin. Ata mënjanojnë pjesë të tyre dhe tërhiqen emocionalisht nga marrëdhënia, shpesh në aktivitete të tjera – ose marrëdhënie të tjera. Ata nuk mund të flasin pa fajësuar, kështu që ata ndalojnë së dëgjuari. Ata ndoshta kanë frikë se marrëdhënia nuk do të ndryshojë kurrë, por nuk mund ta dinë edhe se nga çfarë kanë frikë. Ka shumë kaos që zakonisht shoqërohet me dëshpërim dhe depresion. Njëri nga partnerët mund të largohet. Të dy mund të vendosin të qëndrojnë me këtë, por nuk mund të funksionojnë. Ata jetojnë së bashku në një divorc emocional.

Ajo se çfarë një çift ka nevojë është një pjesë edukimi në një sërë aftësish dhe një pjesë eksplorim të përvojës që synon të zgjidhë vështirësitë që çiftet kalojnë në jetën e tyre private. Përvoja ka treguar se shkaqet e sjelljes dhe përvojës njerëzore janë komplekse dhe përfshijnë elemente që janë biologjike, psikologjike, sociale, kontekstuale dhe madje shpirtërore. Asnjë teori nuk shpjegon dinamikën e ndërlikuar të dy individëve që bashkëveprojnë me kalimin e kohës për të përmbushur të gjitha nevojat e tyre si individë dhe si çift.

Dashuria është një ndjenjë. Martesa, nga ana tjetër, është një kontratë – një kontratë e padukshme. Të dy partnerët sjellin pritshmëri për atë që ata duan dhe nuk duan, atë që ata janë të gatshëm të japin dhe jo të gatshëm të japin. Më shpesh, këto janë jashtë vetëdijes. Shumica e partnerëve të martuar as nuk e dinë se kanë pritur diçka derisa ta kuptojnë se nuk po e marrin atë.

Nëse do të duhej të përmblidhja si të ndryshojmë pritshmëritë e fshehura që funksionojnë për të qetësuar një marrëdhënie, unë do t’i vendosja të gjitha në disa rregulla themelore:

– Nëse prisni që një partner të kuptojë atë që ju nevojitet, atëherë duhet t’i tregoni atij ose asaj. Kjo natyrisht do të thotë që ju duhet të kuptoni për veten tuaj atë që ju duhet vërtet.

– Ju nuk mund të prisni që partneri juaj të jetë i ndjeshëm dhe të kuptojë saktësisht se si ndiheni për diçka, nëse ju nuk jeni në gjendje t’i komunikoni atij ose asaj se si ndiheni pikë së pari.

-Nëse nuk kuptoni apo pëlqeni atë që po bën partneri juaj, pyesni për këtë dhe pse ai ose ajo po bën atë. Dhe anasjelltas. Eksploroni. Bisedoni. Mos supozoni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top