Në fokus

April 23, 2016 | 6:15

Adelina Thaqi: Frikë nga macja e zezë

Të qenit supersticioz shpesh na bën të humbasin vetëdijen dhe të besojmë në verbëri parashikimet astrologjike. Ky fakt na përfshin të gjithëve, pavarësisht se një pjesë besojnë me dozë të madhe dhe të tjerë jo kaq shumë. Për sopranon kosovare Adelina Thaqi, të besosh tek horoskopi, numrat e fatit, macja e zezë apo shenja të tjera ngacmuese të përditshmërisë, janë një lloj sinjali që deri diku duhen pranuar. Dashje pa dashje ato ndikojnë në shumë aspekte të jetës. Megjithatë, sipas saj, t’u besosh pak nuk bën keq. “Kur lexoj gazeta apo revista sytë më shkojnë nga horoskopi. As vetë s’e di. Më tërheq ajo faqe. Kur nuk më pëlqen qesh. Në njëfarë mënyre ndikohem dhe nga sinjale siç mund të jetë një mace e zezë që kalon para teje. Unë jam qenie sociale dhe me ndikimet që ka rrethi shoqëror në Kosovë, mund të them se dhe nga macja e zezë është krijuar një lloj frike. S’është mirë nëse të pret rrugën, mund të ndodhë diçka e keqe. Këtu tek ne sa herë ndodh pështyjnë tek vendi ku kalon, qesharake por kështu bëjmë”. E diplomuar si këngëtare e rrymës klasike, formimi i saj ka bërë që të tërhiqet më shumë pas vullnetit dhe dëshirës për t’i arritur gjërat me dije. Pavarësisht kësaj, ajo beson dhe tek fati. “Mendoj qe fati është i shkruar në njëfarë mënyre, por dhe njeriu vet, duhet ta shkruajë skenarin dhe regjinë e “filmit” të Jetës të tij. Lipset që edhe të marrë mundimin të luajë rolin kryesor, pra duhet ta kërkojë! Në Kosovë ka një thënie shumë të bukur: “Ai që nis të ndërtoj shtëpi, pat e s`pat mjete, edhe Zoti e ndihmon”.

Botuar në revistën Psikologji, shtator 2010

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top