Marrëdhënie

November 4, 2016 | 7:49

Adoleshenca, kohë shumë e vështirë për prindërit dhe fëmijët

Adoleshenca është një kohë shumë e vështirë për të dy, prindërit dhe fëmijët. Rebelimi merr jetën e tyre dhe mënyra se si ne kishim komunikur dhe shprehur dashurinë deri më tani, nuk na shërben.

Në këtë fazë shkaktohen shumë probleme, ose çrregullime. Disa mund të jenë pjesë e fazës së evolucionit dhe një pjesë tjetër e disa sëmundjeve të tjera. Në të dyja rastet, psikologu do të ndihmojë të dy, adoleshentët dhe prindërit.

Çrregullimet më të shpeshta në adoleshencë janë:

-ankth

-fobi sociale

-varësi nga teknologjitë e reja

-depresion

-anoreksi

-bulimia

-problemet e sjelljes

Në përgjithësi, simptomat e çrregullimeve mendore të adoleshentëve janë shumë të ngjashme me ato të të rriturve.

Kur ne të shkojmë tek një psikolog?

-Kur situata bëhet e vështirë  dhe ju nuk dini si të zgjidhni probleme të sjelljes dhe rebelimit të fëmijës.

-Kur ne shohim një ndryshim në qëndrimin e tyre, në humor, në mënyrën se si ata veprojnë … sa herë që një ndryshim i papritur ndodh në disa aspekte të jetës së tyre, zakonisht lidhet me një problem, apo çrregullim.

 

Në këtë fazë, është veçanërisht e rëndësishme të zbulosh problemin sa më shpejt të jetë e mundur, për shkak se paraqiten probleme të lidhura me (varësi, anoreksi, bulimi, ankth …)

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top