Këshilla & Arsye

November 16, 2019 | 8:12

Adoleshentët, çfarë të thuash dhe të bësh

Veproni paraprakisht. T’u flasësh për drogën fëmijëve adoleshentë (16-17 vjeçarë) mund të jetë vonë. Në këtë moshë grupi vlen më shumë se familja dhe diskutimet e prindërve bien në boshllëk. Filloni qysh në moshën 10-14 vjeç, kur fëmijët janë ende fort të lidhur me ju.

Parenthood - Season 6

TË JINI TË QARTË

Një “jo” për drogën duhet të jetë e vendosur, pa dyshime dhe dallime në lidhje me substancat e lehta apo të rënda. Një qëndrim më tolerant mund të interpretohet keq.

KONTROLLONI FRIKËN TUAJ

Ankthi i prindit është i natyrshëm në lidhje me rritjen e fëmijëve. Por, kujdes, mos e shprehni hapur. Shmangni kontrollin e vazhdueshëm, me sms ose telefonata, për të mos përftuar sjellje inatçore nga ana e fëmijëve. Lipset që të jeni të informuar, por në mënyrë të fshehtë.

KRIJONI KOMUNIKIM TË SIGURT

Jini të disponueshëm, të gatshëm për të dëgjuar, duke shmangur qëndrimet dënuese (“Më ke zhgënjyer”, “Je një i paaftë”) ose shantazhet (“Nëse heq dorë do të të blejmë një celular të ri”). Një i ri në vështirësi ka nevojë të frenohet, jo të braktiset, jo të tregohet me gisht.

KËRKONI NDIHMË

Pa frikë ose turp. Kërkoni mirëkuptim në shkollë (vendi ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre) ose duke iu drejtuar qendrave të specializuara…

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top