Marrëdhënie

January 16, 2017 | 8:55

Adoleshentët, me kalimin e kohës bëhen më të duruar

adoleshenteShpërthimet e menjëhershme tipike te adoleshentët minimizohen hap pas hapi, që ata rriten dhe konsolidohen disa cirkuite specifike cerebrale. Zbulimi u bë nga një grup studiuesish të “Max Planck Institut”, botuar në një artikull në “Proceeding of the National Academy of Science”. Krahasuar me fëmijët dhe të rriturit, adoleshentet dhe të rinjtë shfaqin më shpesh impulsivitet, që përkthehet në sjellje që çojnë gjithnjë e më shpesh në situata të rrezikshme dhe, për rrjedhojë, një numër më të lartë aksidentesh e vdekshmërie. Sipas studiuesve, janë analizuar disa grupe fëmijësh të moshës jo më pak se 8 vjeç dhe të rinjve jo më shumë se 25 vjeç. Duke krahasuar rezultatet e testeve dhe ato të rezonancave, studiuesit kanë zbuluar se ka një lidhje mes moshës, padurimit, nivelit të moshës cerebrale dhe zhvillimit të trurit. Sipas studiuesve, këto rezultate mund të ndihmojnë që në të ardhmen të kuptojmë më mirë terapitë më të efektshme për problemet e zhvillimit neurologjik, si mungesa e vëmendjes apo hiperaktiviteti, të cilat përkthehen në sjellje impulsive dhe padurim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top