Lifestyle

March 23, 2016 | 11:13

Adoleshenti që u mbijetoi 3 sulmeve terroriste

Ky është 19-vjeçari nga SHBA, Mason Wells, që konsiderohet njeriu më me fat në botë pasi i mbijetoi për të tretën herë sulmeve terroriste. Hera tretë ka qenë ditën e djeshme, pasi Mason ndodhej në aeroportin e Brukselit në momentin e shpërthimit të bombave.

Misionari amerikan shpëtoi fatmirësisht me disa plagë të lehta. Wells ndodhej bashkë me një tjetër misionar në aeroportin e Brukselit dhe pësoi disa dëmtime në këmbë, si dhe djegie fytyrë dhe duar, por pa rrezik për jetën. Aktualisht, ai është nën kujdesin e mjekëve në një spital në Belgjikë.

Hera e dytë ka qenë më 13 nëntor, datë kur ndodhën sulmet e Parisit dhe 19-vjeçari ishte pikërisht në kryeqytetin francez si një misionar i kishës mormone.

Dhe hera e parë ka qenë shumë pranë vendit ku kishte shpërthyer bomba në Maratonën e Bostonit.

2

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top