Vrapo edhe ti, ndihmo fëmijët!
Kjo është kauza që ka bërë bashkë dy ish-Miss-e kosovare, që në vitin e tretë të organizimit të zhvillojnë mini maratonën prej 5 km në datën 7 Maj në Prishtinë.
Në programin “Rudina” në TV Klan, dy organizatoret pohuan se këtë vit maratona do të sensibilizojë për gjendjen fëmijëve që vuajnë nga kanceri, pasi numri i tyre fatkeqësisht po rritet çdo ditë. Sipas tyre, të ardhurat do të shkojnë për këtë kategori fëmijësh.
“Aktiviteti do të zgjasë rreth dy orë. Është një mundësi për njerëzit që dëshirojnë të kontribuojnë dhe të relaksohen një të dielë dhe shpresojmë që moti të na favorizojë”, shprehen ndër të tjera vajzat.
Maratona zhvillohet në Prishtinë dhe paratë do të dërgohen në Qendrën Universitare Klinike.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.