Nga një studim i fundit amerikan vjen një arsye e mirë përse femrat në moshë vuajnë nga menopauza. Sipas kërkuesve të ‘Northwestern Memorial Hospital’ në Çikago, simptomat e menopauzës, në veçanti afshet që zënë shumë femra, lidhen me parandalimin e rrezikut të infarktit, sidomos nëse shfaqen në fazën fillestare.
Studimi tregon qartazi që afshet dhe djersa gjatë natës luajnë një rol mbrojtës përballë patologjive të rënda si iktusi dhe infarkti. Për të arritur në këtë përfundim, kërkuesit kanë marrë në analizim rreth 60 mijë femra për një periudhë 10-vjeçare.
Profesori Szmuilowicz, i cili është koordinatori i këtij studimi shpjegon se: “Kemi zbuluar se femrat që kanë pasur afshe gjatë fillimit të menopauzës kanë regjistruar një numër të ulët të problemeve kardiovaskulare, në krahasim me zonjat që i kanë përjetuar problemet me afshet në një fazë më të vonë apo nuk i kanë kaluar fare ato”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.