Mirëqenie

November 25, 2016 | 8:49

Aftësitë kuruese të mjaltit

Qumështi i nxehtë dhe mjalti janë ndër mjekimet më të mira? Kështu është menduar shpesh, por duhet ditur se nëse mjalti ngrohet më shumë se 45 gradë, mund të humbasë një pjesë të mirë të vetive ushqyese si enzima dhe vitamina.

1Për të ruajtur sa më mirë cilësitë e tij për dhimbjet e fytit këshillohet të shoqërohet kur pijet janë jo shumë të ngrohta dhe të hidhet njëra lugë pas tjetrës. Një studim i Universitetit të Pensilvanisë tregoi se përdorimi i mjaltit kryesisht në darkë sjell lehtësi të mëdha dhe zbut laringun nga acarimi.

Përgjatë shekujve, fuqia e mjaltit është nënvlerësuar nga shkencëtarët, por ai është një element që ka aftësi kuruese të jashtëzakonshme.

Disa nga kurat më të njohura të mjaltit:

– Kundër djegieve: Aplikojeni mbi djegie. Qetëson, heq dhimbjen dhe ndihmon në shërimin e shpejtë pa lënë shenja.

Kundër pagjumësisë: Një lugë me mjaltë hidheni në një gotë qumësht të nxehtë, ndihmon për gjumin.

– Kundër bllokimit të hundëve: Vendosni një lugë me mjaltë në një enë me ujë të nxehtë dhe thithni avujt e saj, teksa e mbani kokën mbuluar me një peshqir mbi enë.

– Kundër lodhjes: Shkrini një lugë mjaltë në ujë të ngrohtë dhe pastaj vendoseni në frigorifer të ftohet. Mjalti është fruktozë dhe glukozë dhe prandaj përthithet shpejt nga sistemi tretës.

– Kundër dhimbjeve të fytit: Një lugë çaji me mjaltë shkrijeni në fund të gojës dhe kalojeni në fyt. Mjalti qetëson indet.

– Kundër stresit: Mjalti në ujë është një stabilizues.

– Mishi i dhëmbëve: Mjalti që fërkohet te mishrat e dhëmbëve të një foshnje është një qetësues dhe analgjezik i butë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top