Në fokus

June 22, 2017 | 11:08

“Ai është fantastik”, 6-vjeçari me autizëm rradhit 196 shtetet sipas rendit alfabetik (VIDEO)

Një djalë 6-vjeçar me autizëm është bërë fenomen global në internet, pasi u filmua duke thënë 196 vendet e botës në rend alfabetik.  Jayden Binkley tregoi kujtesën e tij të pabesueshme, pasi mori një atlas nga prindërit e tij vetëm tre muaj më parë.

1

Pamje të jashtëzakonshme tregojnë Jayden duke recituar me besim, emrin e çdo vendi në tokë në rend alfabetik. Jayden, nga Arnold, Nottingham, gjithashtu ka mësuar Kodin e Autostradës, çdo kanal televiziv dhe të gjithë numrat e mësuesve të tij, që kur është diagnostikuar me autizëm në moshën trevjeçare. Ai gjithashtu njeh secilin nga kryeqytetet dhe mund vendosë të gjithë flamuj e botës në vendet e tyre përkatëse.

“Ajo çfarë Jayden ka arritur është e mahnitshme. Kur ai lindi ne nuk ia kishim idenë se do të kishte këto aftësi të jashtëzakonshme,”-ka thënë nëna e tij Lynn. “Deri në moshën 3-vjeçare ai nuk fliste, por çuditërisht mbante mend tekstet e këngëve dhe i recitonte me lehtësi”.

Por Jayden vuan nga një ankth depresiv dhe nuk del dot jashtë nëse një foshnje qan apo kur kalon autobusi, sepse nuk e duron zhurmën.

2

Lynn shprehet se vetëm kur e dërgoi në shkollë filloi të kuptonte aftësitë e djalit të saj.

“Disa vite më parë ne vumë re se dinte të emëronte fushat e qarqeve të ndryshme dhe kishte mësuar përmendësh shenjat rrugore. Për ditëlindje i blemë Kodin Rrugor dhe e mësoi brenda pak muajve.”

Këto aftësi shpesh nxiten nga motivet dhe interesat e fëmijës. Këto motivime bëhen një çelës vërtetë i rëndësishëm për të mësuar dhe zhvilluar atë fëmijë, dhe në fund të fundit, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në aftësimin e tyre për të mësuar dhe për t’u shoqëruar, për të qenë të pavarur dhe për të kontribuar në komunitetet e tyre në mënyrë kuptimplotë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top