Whoopi Goldberg ndau emocionet e saj rreth fëmijës së ardhshëm të princit Harry dhe Meghan-it – një ditë para se të bëhej publik lajmi për shtatzëninë e tyre. Aktorja 62-vjeçare diskutoi për pagëzimin e foshnjës mbretërore, ku ajo parashikoi se do të ‘duket si ajo’.
Duke folur një ditë përpara njoftimit zyrtar të Pallatit të Kensingtonit, Whoopi tha: ” A mund ta imagjinoni pagëzimin e fëmijës me gjithë ata njerëz të veshur mirë? Ata nuk e kanë parë ende foshnjën sepse fëmija do të mbulohet. Dhe kur ata do të hyjnë në kishë të shohin një foshnjë që duket si unë’.
Aktorja afrikano-amerikane ka qenë shumë aktive për të lavdëruar vendin e Meghan në familjen mbretërore. Pas angazhimit të saj pas Princit Harry në 2017, Whoopi foli në ABC talk show për mënyrën se si do të ndryshojnë gjërat për gjeneratat e ardhshme.
Ajo tha: ‘Markle do të jetë mbretëresha e parë biraciale amerikane në Britani të Madhe. Ngjyra e familjes mbretërore është gati të ndryshohet dhe kjo është diçka interesante. Është diçka e mrekullueshme.
“Të gjithë ju fëmijët atje, të gjitha ju vajzat e vogla që thonë, ‘Kjo kurrë nuk mund të ndodhë me mua,’ unë po ju them, gjërat po ndryshojnë gjatë gjithë kohës.
Burimi / www.dailymail.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.