Në fokus

January 13, 2017 | 9:32

Akademiku Vasil Tole: Anita Take, zëri i gjallë që mbushi shpirtrat me jetë

Përtej dhimbjes së fëmijëve dhe të familjarëve për shuarjen e jetës së Anita Takes, kësaj zonje të këngës shqiptare, emri i saj duket se do të kujtohet përgjithmonë si artistja që bëri historinë me këngë.

Akademik

Vasil Tole, Akademik

Shqipëria s’kishte mbyllur ende plagët e Luftës së II-të Botërore, kur në fillim të viteve 1950, Ajo dhe një brez artistësh të rinj filluan të eksploronin modelet e para të këngëve të reja shqiptare.

Ishte sfidë e vërtetë ajo kohë.

Me një trashëgimi të shquar shpirtërore kryesisht në fushën e muzikës popullore, ajo çka klasifikohej si kulturë muzikore urbane e qytetare ishte më së shumti multikulturalizëm stilesh dhe gjinish i sjellë kryesisht nga pushtuesit e pa lidhje me banorin shqiptar të rrënjës.

Kësisoj, fati e desh që në këtë çast të plekseshin tingujt e artë e të frymëzuar të këngëve të Agim Prodanit e të disa krijuesve të tjerë me zërin e veçantë të Anida Takes. Me ta nis edhe tradita e madhe e këngës sonë, që pas viteve 1960 u institucionalizua duke themeluar Festivalin e Këngës në Radio, sot në RTSH.

Anita Take, këngëtare e njohur e muzikës së lehtë shqiptare

Anita Take, këngëtare e njohur e muzikës së lehtë shqiptare

Janë me mijëra interpretimet gjatë jetës së saj në publik e me këtë kuptojmë jo thjesht sallat e mbyllura, por kudo ku brezat e shqiptarëve të etur për këngën shqipe jetonin e punonin: në shkolla, në fusha e ara, reparte ushtarake, fabrika e kantiere pune, aty ku gjallonte jeta.

Janë të rrallë këngëtarët si Ajo që ta kenë ndjerë pulsin e publikut të shkrirë me ritmet e këngëve që ajo këndonte për ta.

Në këtë ditë të mbrame e nderojmë atë si këngëtaren që me zë të gjallë mbushi me jetë shpirtrat tanë.

Ky ishte misioni i përmbushur i Saj!

Prandaj sot largohet vetëm fizikisht duke lënë mes nesh zërin që bëri historinë e këngës sonë.

Prej sot fillon jeta e saj e dytë Kujtim Prodani!

AMEN!

***

Nga spektakli televiziv “Këngët e Shekullit”

Këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë shqiptare Anita (Anida) Take është shuar mbrëmjen e 12 janarit në moshën 83-vjeçare. Ndarja e saj nga jeta erdhi për shkaqe natyrore në shtëpinë e saj. Take u ngjit në skenë para 50-vjetësh, ndërsa nostalgjia për këngët që ajo ka kënduar nuk zbehet për asnjë ccast nga të gjitha ata që kanë ndjekur karrierën e saj artistike.

E lindur në një familje, që nuk merrej me muzikë, por që ishin shumë dashamirës dhe pasionantë ndaj saj, Anita Take do t’i jepte familjes së saj, atë që nuk ua kishte dhënë asnjë fëmijë dhe profesion tjetër. Por, krahas zërit dhe pasionit për këngën, ajo pati edhe një fat tjetër të bardhë në jetë, sepse u njoh dhe lidhi jetën e përjetshme me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani. Kjo lidhje e saj me një artist dhe një mjeshtër të kompozicionit, bëri që Anita Take brenda një kohe relativisht shumë të shkurtër, të bëhej këngëtarja më e kërkuar për artdashësit shqiptarë.

Debutimin e saj të fundit e ka bërë tek spektakli “Njëqind këngët e shekullit”. Për kontributin e dhënë në muzikë dhe në këngë, ajo është dekoruar nga presidenti me titullin e lartë: “Naim Frashëri i Artë”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top