Në çdo periudhë të jetës, njeriu është mirë të përfshihet në aktivitete sportive dhe kulturore, por në pubertet dhe adoleshencë përfshirja në aktivitete kulturore dhe artistike është domosdoshmëri.
Natyrisht, nëpërmjet programeve të studiuara mirë nga të rriturit, të cilat mund të shmangin dominimin e agresivitetit dhe pulsionit seksual.
Duhet të jemi të vetëdijshëm, që në këtë moshë fuqia natyrore është më e madhe se vetë njeriu dhe e përfshin me furi në rrymën e saj.
Është pikërisht sporti, kreativiteti dhe arti, që do ta vendosin në një “breg”, kur “rrymat” e natyrës nuk do ta vendosin përpara.
Duhet njohur e menduar mirë si të zhvillojmë atë veti njerëzore, që vetëm edukimi mund ta realizojë. Kur i rrituri e ushqen me kurajo dhe e përfaqëson të mirën, edhe adoleshenti në atë drejtim do të shkojë. Të gjitha energjitë do t’i vendosë në atë drejtim, që i mëson i rrituri me modelin dhe vlerat e tij.
Adoleshenti është gati të durojë e të përballojë shumë, nëse i rrituri i qëndron në krah dhe e nxit të nxjerrë nga shpirti fjalën e artë të së mirës dhe së bukurës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.