Këshilla & Arsye

October 21, 2019 | 9:04

Aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme, mënyra më e mirë për parandalimin e osteoporozës

Në Ditën Botërore të Osteoporozës Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor jep disa këshilla dhe mënyra për parandalimin e saj.

Mënyra më e mirë për të parandaluar dobësimin e kockave është aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme që në fëmijëri dhe ruajtja e këtyre zakoneve edhe në moshë të rritur.

Sipas FSDKSH shenjat e osteoporozës shfaqen tek personat me moshë mbi 50 vjeç. Osteoporoza shfaqet 15% tek gratë. Një person me osteoporozë është më i rrezikuar ndaj frakturës.

Osteoporoza, e njohur ndryshe si “epidemia e heshtur e kockave”, është një sëmundje që lidhet me humbjen e masës kockore. Kjo sëmundje e kockave, e cila deri para pak kohësh njihej si “sëmundja e grave”, për shkak se shfaqej kryesisht te gratë pas periudhës së menopauzës, nuk bën dallim në gjini dhe moshë.

Për personat e prekur nga kjo sëmundje, mjekët shprehen se një mjekim i përshtatshëm i kombinuar me ndryshime të stilit të jetës, mund t’i ndihmojë ata ta mbajnë nën kontroll. Mjekët rekomandojnë ndryshimin e stilin të jetesës duke shtuar aktivitetin fizik dhe shtimin e ushqimeve të pasura me kalcium, në regjimin tuaj ushqimor.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top