Ka shumë gjëra në shtatzëni që janë jashtë kontrollit tonë. Ne nuk mund të kontrollojmë të vjellat, neveritë nga disa ushqime dhe dëshirën për disa të tjera, por mund të mbajmë nën kontroll sa mundemi kur dhe si do të vijë në jetë fëmija.
Ka aq shumë gjëra që nuk mund të kontrollojmë, por mund të kontrollojmë nëse po kryejmë aktivitet fizik si duhet dhe sipas një studimi ushtrimet fizike në muajt e shtatzënisë zvogëlojnë me 25% rrezikun e komplikimeve te nënat.
Studiuesit kanadezë në Universitetin e Albertës zbuluan se gratë që ushtrojnë një aktivitet fizik gjatë shtatzënisë kanë 25% më pak shanse të preken nga depresioni pas lindjes, dhe një zvogëlim prej 40% në rrezikun e zhvillimit të komplikimeve të mëdha si diabeti, hipertensioni dhe preeklampsia.
“Këto udhëzime do të ndryshojnë praktikën”, thotë një nga hulumtuesit kryesorë për projektin, Margie Davenport në një botim universitar. “Mjekët me të cilët kam folur janë shumë të ngazëllyer për këtë.”
Studimi është pjesë e Udhëzuesit Kanadez 2019 për aktivitetin fizik gjatë gjithë shtatzënisë, i cili thotë se gratë shtatzëna duhet të synojnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar çdo javë, në mënyrë që të minimizojnë ndërlikimet e shtatzënisë. Ecja, noti, stërvitje për të fituar rezistencë dhe çiklizmi rekomandohen nga mjekët.
Sipas autorëve të studimit, të gjitha nënat duhet të jenë fizikisht aktive gjatë gjithë shtatzënisë, përveç rasteve kur kanë një kundërindikacion, si një qafë të mitrës me probleme ose gjakderdhje të pashpjegueshme.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.