Fëmijët që ushtrohen rregullisht janë më pak të prirur të kenë çrregullimehumori kur rriten, thonë shkencëtarët. Ata kanë studiuar 800 njerëz për 4 vite, nga mosha 6-10 vjeç, dhe vunë re një lidhje të konsiderueshme mes aktivitetit dhe mirëqënies.
Nëse konfirmohet në studime të tjera, rezultatet do të ndihmojnë mjaft për të vendosur normat e depresionit tek adoleshentët dhe të rinjtë, që kanë arritur nivele rekord.
“Kjo është shumë e rëndësishme, pasi sugjeron që aktiviteti fizik mund të përdoret për të trajtuar depresionin që në fëmijëri”, thotë autorja e studimit Silje Steinsbekk, nga universiteti i Shkencës dhe Teknologjisënë Universitetin e Norvegjisë.
Sipas saj, çdo aktivitet fizik duhet të shkaktojë djersitje tek fëmija dhe përshpejtim frymëmarrje.
Akademikët e Universitetit të Baselit zbuluan se periudha e depresionit shpesh pasohet nga atriti apo sëmundje të sistemit tretës. Ata gjetën gjithashtu se të rinjtë që vujanë nga ankthi kanë shanse të mëdha që të preken nga sëmundje të lëkurës.
“Depresioni mund të zhvillohet tek fëmijët për njëmijë e një arsye, por ushtrimet e rregullta dhe ushqimi i shëndetshëm ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor, që në moshë të vogël”, thotë doktori Marc Bush.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.